E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: PS-ë e hapur për çdo bashkëpunim me forcat politike

Sekretarja për Marrdhëniet me Jashtë në Partinë Socialiste, Arta Dade, u shpreh se PS-ë është e hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë të re. "Jemi gati për një bashkëpunim të ri me forcat politike, por edhe për një bashkim të madh me qytetarët", u shpreh ajo. Duke iu referuar rrugës Durrës-Kukës ajo deklaroi se " PS kërkon zbardhjen e çështjes për zhdukjen e fondeve të rrugës, Durrës-Kukës."Gjatë një konference për shtyp, në Selinë Rozë, Dade tha se, "të kërkosh zbardhjen e të vërtetës do të thotë ti shërbesh interesve të vendit, ndërsa ta konsiderosh këtë kërkesë si antikombëtare do të thotë të fshihesh mbas simbolit kombëtar".Sipas saj, "PS, opozita dhe opinioni publik, kanë zgjedhur të mbrojnë interesat e vendit, ndërsa shtoi ajo, Sali Berisha dhe ministri i tij i pandehur kanë zgjedhur të mbrojnë korrupsionin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›