E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shamku:Masteri e doktoratura,të bllokuara

Partia Socialiste kërkon nga Qeveria të zhbllokojë kërkimin shkencor në shkollat e larta.Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Informimit në Asamblenë Kombëtare të PS, Ledi Shamku, tha të shtunën, në një konferencë për shtyp, se "shqiptarëve po u shplahet truri përditë e më shumë me premtime për kushte më të mira në shkollë, për tekste më bashkëkohore, për reforma universitare, për moshën e internetit, etj."Sipas saj, "arsimi nuk është thjesht proçedurë e një partie politike apo e një qeverie, por është sot përgjegjësi historike ndaj kombit".Buxheti i vitit të ardhshëm, i cili u miratua dy javë më parë në Kuvend, ka planifikuar për arsimin një fond prej 41.16 miliardë leke ose 14.2 % më shumë se buxheti suplementar i këtij viti, duke zënë 3.5 % të PBB. Për herë të parë këtë vit janë blerë laboratorë mësimorë-shkencorë për pajisjen e universiteteve të Tiranës (UT, UPT, UBT) që kanë programe doktorate, një projekt prej 1.4 milionë Euro.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›