PS: Qeveria bllokon studimet
Tiranë (Start) - Pas tre vjetësh raskapitëse përt arsimin e brishtë shqiptar, i doli boja edhe “brain gain”-it, i cili në fakt u zëvendësua me “brain ëashing”, e thënë shqip me shplarje truri që tashmë u bëhet përditë shqiptarëve për kushte më të mira në shkollë, për tekste më bashkëkohore, për reforma universitare, për moshën e internetit, e kështu vargu i premtimeve çuditërisht nuk mbaron. Kështu ka deklaruar Kryetarja e Komisionit të Edukimit dhe Informimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së Ledi Shamku, e cila gjatë një deklarate për shtyp akuzoi qeverinë Berisha se ka bllokuar kërkimtarinë shkencore universitare dhe nuk ka energjinë e as po janë në gjendje të zhbllokoë atë.
Sipas Shamkut, kjo do të jetë qeveria e parë e cila përfundon një mandat të plotë me mastera e doktoratura të bllokuara, duke shënuar një standard obskurantist që mund të krahasohet veç me politikën antishqiptare të Fanariotëve.
“Stafet që merren me problemet e arsimit dhe të kërkimtarisë shkencore, apo më saktë që nuk merren, po pozicionohen vetëm në ato inciativa ku kryhet trafik influence, qoftë i nivelit financiar apo dhe politik duke paralizuar qëllimin kryesor për të cilin ekzistojnë institucionet universitare të një vendi: kërkimin shkencor të drejtuar nga vetë këto institucione. Dhe sot, plot tre vjet pas bllokimit të kualifikimeve shkencore, drejtuesit e universiteteve vijnë vërdallë, pasi aistentë me tituj nuk po ka më, madje nuk po ka as pedagogë me tituj. Sot për shqiptarët është e domosdoshme, madje jetike që kjo qeveri të largohet. Kur këta pengmarrës të së ardhmes sonë të jenë larguar, do të na duhet vërtet shumë punë për ta mëkëmbur arsimin në Shqipëri, e sidomos arsimin e lartë. Dhe ne do ta mëkëmbim jo vetëm me punë, por edhe me ndërgjegje, pasi arsimi nuk është thjesht procedurë e një partie politike apo e një qeverie; ai është sot përgjejësi historike ndaj kombit”, tha ajo.