PDS pranon aleancën me PS
Tiranë (Start) - Partia Demokracia Sociale ka bërë edhe përzgjedhjen e saj për aleancën në të cilën do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Kryetari i PDS-së, Paskal Milo, ka deklaruar se partia e tij do të jetë pjesë e aleancës së kryesuar nga Partia Socialiste. Ai ka vlerësuar si të denjë aleancën me një parti të madhe si PS. “I autorizuar nga Kryesia Qëndrore e Partisë në mënyrë unanime pas mbledhjes së saj të fundit, më lejoni të deklaroj këtu, në Kongresin e Rinisë Demokracia Sociale, se PDS ka vendosur të shkojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në koalicion me Partinë Socialiste dhe me forca të tjera të majta e progresiste. Ky është një vendim sovran i marrë me urtësi e gjykim të shëndoshë e mbi bazën e një analize të kujdesshme e të përgjegjshme. Ai është udhëhequr nga maksima se vetëm një e majtë e opozitë sa më e bashkuar dhe e harmonizuar në zgjedhjet e ardhshme mund të sigurojë fitoren. Nuk do të ishim realistë po të mos deklaronim gjithashtu se në këtë vendim ka ndikuar edhe analiza se në rrethanat e reja që ka krijuar Kodi Zgjedhor përfaqësimi dhe realizimi i synimeve elektorale të Demokracisë Sociale bëhet më i plotë vetëm nëpërmjet këtij koalicioni. Askush nuk do na falë asgjë, as në këtë koalicion që po shkojmë dhe as në ndonjë koalicion tjetër që mund të shkonim. Gjithshka do ta fitojmë vetë, me punën dhe me djersën tonë. Koalicioni i ardhshëm do të krijojë një frymë të re dhe një praktikë të re bashkëpunimi, bashkërendim të përpjekjeve për të realizuar synimin e përbashkët strategjik për të fituar zgjedhjet dhe për të ardhur në pushtet, dhe konkurencë mes njëri-tjetrit për të përfaqësuar partitë tona respektive. Ne nuk jemi naivë që të na e hedhin të tjerët dhe as nuk nanurisemi me ëndrra boshe se do të na ndihmojnë të tjerët. Ne do të japim kontributin tonë në fitoren e përbashkët por do të marrim edhe hakun tonë, atë që e meritojmë për shkak të investimit tonë shumëvjeçar”, tha ai.
Gjatë fjaëls së tij në Kongresin e Forumit rinor të PDS-së, zoti Milo duke komentuar edhe Kodin Zgjedhor, u shpreh se partia e tij mbështet ndryshimet e bëra në të dhe të miratuara nga parlamenti. “Zgjedhjet që po vijnë po zhvillohen në kushte e rrethana të reja, me një Sistem e Kod të ri Zgjedhor të cilat ne nuk i kemi dashur, i kemi kundërshtuar dhe nuk i kemi votuar. Por ato tashmë janë një realitet i imponuar me një shumicë votash parlamentare që në demokraci të detyrojnë t’i pranosh e t’i zbatosh. Ne jemi duke iu përshtatur rregullave të reja të lojës ua kemi shpjeguar të gjitha forumeve drejtuese qëndrore dhe lokale të partisë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë edhe më tej në mënyrë intensive për të sqaruar të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e saj deri në detaje. Ka patur ka dhe do të ketë diversion në rradhët tona nga forca politike të caktuara por edhe nga individë të veçantë politikë për të dekurajuar strukturat tona, anëtarët dhe simpatizantët tanë për të përhapur pesimizëm për rezultatet dhe të ardhmen e Demokracisë Sociale dhe për aleancat tona”, tha zoti Milo.