Leskaj: Prifti, pergjegjes per permbytjen, te largohet
Partia Socialiste kerkoi largimin e ministrit te Energjetikes, Dritan Prifti. Ne nje deklarate per shtyp, deputetja socialiste, Valentina Leskaj, kerkoi marrjen e cdo mase ne ruajtje te jetes se njerezve dhe lehtesimin e pasojave te situates tejet te rende ne zonat e permbytura,pasi ore pas ore rreziku shtohet. Ajo tha se Partia Socialiste vlereson, se shqiptareve duhet t'u thuhet e verteta e asaj qe po ndodh sot ne Veri te vendit. "Cilat jane arsyet qe situata degradoi deri ne kete pike? Fatkeqesisht, te gjitha te dhenat, faktet dhe argumentet e specialisteve, tregojne se situata ka degraduar ne kete pike jo nga paaftesia e Ministrit dhe vartesve te tij, por si rezultat i nje plani te mirefillte korruptiv", vleresoi Leskaj. Duke vijuar me tej, ajo theksoi se kjo vjen si rezultat i nje plani qe kaskadat e hidrocentraleve te grumbullonin me shume uje nga sa e lejon kapaciteti i tyre, vetem e vetem qe kjo qeveri te mund te eksportonte energji, per te tentuar mbylljen e pjesshme te gropes se zeze qe ka krijuar ne buxhet. Per te, tentativa per te shpetuar qeverine jo legjitime, rrezikoi zona te tera te permbytura, duke vene ne rrezik jetet e mijera njerezve e duke krijuar nje kosto shume te madhe per banoret e asaj zone dhe per gjithe ekonomine e vendit. "Partia Socialiste vlereson se ato kane nje shkaktar, ministrin e Ekonomise dhe kete qeveri pa legjitimitet. Ne keto kushte PS kerkon me vendosmeri, largimin e Dritan Priftit si minister te Ekonomise dhe Energjetikes, si pergjegjes i drejtperdrejte i kesaj katastrofe, plotesisht e shmangshme", kerkoi Valentina Leskaj.