E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Permbytjet, nga keqqeverisja

Denis Dedej
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, apeloi dje per bashkim qe te shpetojne jetet e njerezve. Ne daljen e tij publike per kete vit, kryesocialisti theksoi se ne keto ore dramatike per vendin, e posacerisht per zonen veriore qe eshte kthyer ne nje zone te kercenuar me seriozisht se kurre nga nje katastrofe tragjike, ka vetem nje fjale kyce. "Te gjithe te bashkuar, per te shpetuar cdo jete njeriu. Nuk eshte ora e luftes politike per nxjerrjen e pergjegjesive per kete drame te jashtezakonshme, e cila s'ka te beje as me ngrohjen globale as me zemerimin e Zotit, po fatkeqesisht thjesht dhe drejtperdrejt me keqqeverisjen", apeloi Rama. Duke vijuar me tej, ai tha se eshte ora kur politika duhet te vere ne rendin e dites ndihmen per njerezit qe jane ende ne nje rrezik, te cilin perseri per faj te qeverise e te mungeses se plote te transparences, askush nuk e imagjinon dot sa i madh mund te jete. Kryesocialisti nenvizoi se eshte ora e marrjes se pergjegjesise qytetare e patriotike, nga cdo parti, nga cdo perfaqesues i popullit, ne nivelin vendor apo qendror, nga Veriu ne Jug, ne te gjithe Shqiperine, nga cdo qytetar e qytetare e ketij vendi qe eshte jashte zones se rrezikut, kudo ku jeton, ne Shqiperi apo jashte. "Eshte ora e marrjes se pergjegjesise per te ndihmuar motra e vellezer ne rrezik, shqiptar e shqiptare qe duhet te lene shtepite e pronat ne meshiren e fatit per te shpetuar gjene me te rendesishme, jeten e tyre", vleresoi kryetari i Partise Socialiste. Rama njoftoi se selia roze ka hapur ne mesdite, dy konto bankare ne dy banka te ndryshme, per te mbledhur ndihma financiare per familjet e permbytura. Sipas tij, cdo shume sado e vogel, eshte shume e madhe sot per ato familje te deshperuara qe nuk duhet te ndjehen vetem ne kete ore te tmerrshme. Kryesocialisti theksoi se eshte ora qe cdo kryebashkiak e kryekomunar i Partise Socialiste te organizoje mbledhjen e ndihmave dhe te vendoset ne kontakt me shtabin e koordinimit te ndihmes se Partise Socialiste qe do te funksionoje 24 ore edhe ne Tirane edhe ne Shkoder. Kreu i selise roze tha se qeveria duhet t'i lere justifikimet e kota perpara realitetit sa te dhimbshem aq edhe te qarte te asaj qe po ndodh dhe te garantoje transparence te plote, per gjithcka. "Eshte ora qe Presidenti i Republikes te therrase Keshillin e Sigurise Kombetare. Kjo katastrofe nuk eshte per shkak te zemerimit te natyres, po per shkak te keqqeverisjes dhe njerezit e vendi nuk duhet te paguajne asnje kosto shtese po per kete shkak", drejtoi thirrjen, Edi Rama. Sipas tij, prokurorja e Pergjithshme duhet qe te mos lejoje humbjen apo tjetersimin e asnje prove per pergjegjesine e pashmangshme te kujtdoqofte. Lideri i PS kerkoi qe te fillojne hetimet urgjentisht dhe nderkohe qe politika duhet te mos ngaterroje radhen e puneve. Nderkohe qe kane qene ne Dajc deputetet e PS, si dhe ne Lezhe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›