Përmbytjet, Qeveria: Nuk ka vend për panik"

Kryeministri Sali Berisha, tha dje se sistemi i digave ne Shkoder, eshte i sigurt dhe jane marre te gjitha masat per dyfishimin e forcave dhe te sigurise. Ne mbledhjen e pasdites se qeverise, kreu i qeverise i quajti te pafytyre dhe pamoral, te gjithe ata qe perpiqen te tmerrojne qytetin e Shkodres per qellime te uleta politike, se digat rrezikojne te cahen. Duke sulmuar keshtu, kryetarin e PS-se, Edi Rama dhe deputetet e opozites, kryeministri i rikujtoi atyre se ne vitin 2004, kur PS ishte ne pushtet shkarkimet ne keto zona, kane qene me te medhate se kurre ndonjehere duke arritur deri ne 6210 meter kub, jashte kapaciteti. "Ne qytetin e Shkodres ka pasur edhe te pafytyre, te pamorale qe alarmojne qytetaret e Shkodres se do te plasin digat. Une i garantoj qytetaret e Shkodres se digat jane ne vezhgim te plote. Digat jane plotesisht te sigurta, sistemi i zbrazjes eshte i sigurt plotesisht dhe "perrallat" se hapet apo nuk hapet, jane teresisht imagjinate e cmendur. Nuk ka vend per panik. Ata qe hapin panik, jane te semure dhe Zoti i ndihmofte. I ftoj te shkojne atje dhe te shohin nese jetojne ata ne panik apo jo", foli ashper kryeministri. Madje Berisha u shpreh gjithashtu se qeveria e tij, ashtu sic ka bere gjithnje do te kompensoje deri ne qindarken e fundit, demet e krijuara tek banoret e ketyre zonave. Jo, sipas tij, ashtu sic ndodhi ne Tirane, ku nuk u demshperblye asnje per hapjen e digave. "Qytetaret e Dajcit, Obotit, Bushatit, do te kompensohen ne cdo qindarke, dhe nuk do kene kurre fatin e qytetareve te Tiranes, qe i lau dhe i shpelau diga dhe nuk u dhane asnje qindarke. Qeveria ime ka mbeshtetur dhe do te mbeshtese cdo qytetar qe peson deme nga faktore madhore. Ligji i digave, do te zbatohet atje me perpikmeri, jo si ne Tirane. I garantoj qytetaret e ketyre zonave, se ky ligj do te zbatohet. E shkuara nuk perseritet", beri te qarte kryeministri, duke sulmuar keshtu indirekt kreun e bashkise se Tiranes dhe opozites, Edi Rama. Ai u shpreh optimist, se banoret e ketyre zonave po evakuohen ne menyre te shpejte. Sipas tij, perparesia kryesore e Komitetit te Emergjencave eshte pikerisht evakuimi dhe me pas do te vijoje si perparesi tjeter, demshperblimi. Duke u ndalur tek faktoret qe sollen permbytjet, kryeministri kerkoi nga kryetari i komitetit, ministri i Brendshem, Lulezim Basha, qe te shihet mundesia e berjes sa me pare te nje studimi te lumit Buna, per te pare nese ka grumbullime apo jo. Po keshtu, ai sugjeroi te shihet edhe mundesia e disponimit te sistemit te pompave me te fuqishme, qe pas nderprerjes se shkarkimeve te jene me aktive.
Berisha, nje rroge ne llogarine per permbytjet
Qeveria hap nje numer llogarie ku fton te gjithe ata persona qe kane mundesi sa do modeste qe te jete ajo, te kontribuojne ne ndihme te familjeve te permbytura. Ne mbledhjen e pasdites se Keshillit te Ministrave, Berisha deklaroi se eshte i pari qe depoziton ne kete llogari, pagen e tij te kryeministrit per nje muaj, ne favor te banoreve, te prekur nga permbytjet ne Lezhe dhe ne Shkoder. Nderkohe qe ftoi te gjithe ata qe kane mundesi, sa do e vogel qe te jete ajo, qe te ndihmojne per te gjithe personat e prekur nga permbytjet ne Lezhe dhe ne Shkoder. "Falenderoj te gjithe banoret dhe biznesmenet per solidaritetin e treguar ne kete periudhe. Ftoj komitetin te hape nje numer llogarie, te vendose edhe nje rroge te kryeministrit, si kontribut modest per keto zona", tha kryeministri. Por nga ana tjeter, pervec falenderimeve te medha per banoret qe strehuan te afermit e tyre, kryeministri premtoi se edhe keta persona do te ndihmohen, me ushqime shtese edhe ilace. "Te gjithe ata persona dhe familje qe kane hapur dyert e zemrat per njerezit e tyre, duhet te ndihmohen. Kerkoj qe te dergohet ndihme menjehere per keta persona. Komuna do te filloje regjistrimin e familjeve qe jane dyfishuar si pasoje e permbytjeve dhe te asistohen me ushqime e ilace",-tha kreu i qeverise. Ne kete menyre, kryeministri renditi disa nga kerkesat e tij ndaj Komitetit te Emergjencave Civile, i cili per keto dite emergjence, do te qendroje ne Shkoder.
Permbytja, Meta bisede me Fratinin, takon ambasadoret
Ministri i Jashtem, njekohesisht numri dy i qeverise, Ilir Meta, takoi dje trupin diplomatik ku i informoi per situaten e permbytjeve ne vend si dhe u kerkoi kontributin e tyre. I shoqeruar edhe nga ministri i Ekonomise, Dritan Prifti dhe zv/ ministri i Brendshem, Ferdinand Poni, Meta informoi Trupin Diplomatik ne lidhje me gjendjen e renduar ne zonat e permbytura ne veri te vendit si pasoje e reshjeve te panderprera te shiut dhe prurjeve te medha te ujit. Ne emer te qeverise, Meta u kerkoi ambasadoreve kontributin e vendeve te tyre per menaxhimin sa me efikas te emergjences si dhe u garantoi atyre nje komunikim te vazhdueshem dhe transparent, duke i siguruar njekohesisht per koordinimin e asistences qe pritet te vihet ne dispozicion. Po diten e djeshme, numri dy i qeverise zhvilloi edhe nje bisede telefonike me ministrin e Puneve te Jashtme te Italise, Franko Fratini mbi situaten e renduar ne zonat e permbytura. Gjate bisedes u diskutua mbi situaten e renduar ne veri te vendit, mbi problematikat e shkaktuara si pasoje e reshjeve te dendura te shiut si dhe mbi asistencen e nevojshme ne terren per familjet e prekura nga permbytjet. Nga ana e tij, Fratini shprehu solidaritetin e qeverise italiane duke theksuar se ajo gjendet prane qeverise dhe popullit shqiptar ne keto momente te veshtira. Si dhe shprehu gatishmerine e qeverise se tij, per te ofruar cdo ndihme te nevojshme per kapercimin sa me te shpejte te kesaj situate.