E Diel, 1 Nëntor 2026

Kadeli: Te cohen para drejtesise pergjegjesit

Deputeti i Partise Socialiste, Gjovalin Kadeli, kerkoi dje qe te cohen para drejtesise pergjegjesit e situates. Permes nje komunikimi per mediat, zyrtari socialist u shpreh se ne emer te te gjitha familjeve te demtuara, qe kane humbur shtepi dhe te mbjella, ne emer te te gjithe atyre qe sot vuajne pasigurine e te nesermes, i kerkon Sali Berishes te nise menjehere demshperblimin e familjeve te demtuara. "Nese nuk jane pergjegjesi e Berishes reshjet e shumta, pergjegjesia e tij eshte mos mbajtja nen kontroll e argjinaturave te mbrojtjes nga baticat detare dhe mbrojtja e hidrovoreve nga keto batica, sidomos hidrovori i Tales, i cili eshte i pambrojtur", vleresoi Kadeli. Sipas tij, ata nuk mund te presin nje tjeter premtim te pa mbajtur te njeriut qe kemi per kryeminister. Ai tha se nuk mund dhe nuk do te ndodhe dy here ne Lezhe qe te premtohen demshperblime dhe me pas te demtuarit te harrohen. "Sali Berisha ta lere teatrin, bashke me Jozefinen, por te demshperblejne shqiptaret dhe te cojne para drejtesise pergjegjesit e kesaj katastrofe. Demshperblimi te mos gjendet nga parate e shqiptareve, te cilet po e paguajne shume shtrenjte nga xhepat e tyre paaftesine dhe papergjegjshmerine e Berishes, por nga xhepat e majmur te oborrit", deklaroi ne emer te Partise Socialiste, Gjovalin Kadeli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›