E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet, opozita shtyu dje axhenden e protestave

Partia Socialiste dhe aleatet e saj shtyjne axhenden e protestave, per t'i nisur ato pas normalizimit te situates ne veri te vendit. Sic ishte edhe paralajmeruar me pare, partite opozitare u mblodhen sebashku rreth ores 18:00 te pasdites se djeshme. Ne rrethanat aktuale, ku situata ne veri te vendit eshte ne prag te katastrofes, sic eshte paraqitur edhe nga vete Kryeministri Sali Berisha, mbledhje e tryezes opozitare nuk mund se si te mos perqendronte vemendjen e saj ne kete ngjarje. Kreret e partive opozitareve vendosen qe te solidarizohen me situaten aktuale dhe te nderpresin perkohesisht protestat e tyre per hapjen e kutive te votimit te zgjedhjeve parlamentare te 28 qershorit, per te vazhduar sapo situate te jete normalizuar. Pas takimit, kryetari i Partise Ligj dhe Drejtesi, Spartak Ngjela, apeloi ndaj Presidentit Bamir Topi qe "te ngreje nje komision qe te hetoje per shkeljen e rregullores se digave". Sipas tij, ky komision duhet te ngrihet per faktin se nuk eshte vetem nje fatkeqesi, por neglizhence dhe demi i qytetareve duhet te riparohet nga Qeveria 100%. "Ne solidarizohemi me fatkeqesine dhe me te gjitha kerkesat, me te gjitha ndihmat dhe me gjithcka qe ka te beje me shpetimin e jetes se njerezve qe jane viktima te kesaj permbytje", deklaroi lideri i PLD. Sipas tij, ne keto momente opozita eshte perballe kesaj situate dhe duhet te ulin koston e demit. "Pas kesaj, ne do te shikojme pergjegjesit per demin e shkaktuar. Menjehere pas kesaj ne do te vijojme protestat tona te radhes per hapjen e kutive. Ende nuk e kemi percaktuar nje date, se jemi ne situate emergjence, por pas kesaj do te vazhdojne protestat me vrull", beri te ditur vendimin e tryezes opozitare, Spartak Ngjela. Ndersa kryetari i Partise Socialdemokrate, Skender Gjinushi, tha pas takimit se opozita bashkohet dhe solidarizohet per kalimin e kesaj situate. "Pas kesaj situate, do te jete koha e nxjerrjes se pergjegjesive. Pozicioni i metejshem i opozites, vetem nje ore pas daljes nga kjo situate, do te jete vazhdimi i protestave per te kerkuar hapjen e kutive dhe largimin e kesaj qeverie", deklaroi Gjinushi. Po keshtu, kryetari i Partise Bashkimit per te Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, tha se ne keto momente teper te veshtira, prioritet i prioriteteve, ngelet ai humanitar, shpetimi i jeteve njerezore. "Eshte momenti qe te gjithe, cdo qytetar, aq me teper ato qe kane me shume mundesi qe te solidarizohen. Opozita do te jete kembengulese per normalizimin e situates dhe te ndeshkohet cdo pergjegjes per kete situate, dhe per kete fatkeqesi shume te madhe civile", deklaroi kreu i PBDNJ. Denis Dedej

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›