E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Pro dekreteve të presidentit, kundër kabinetit Berisha

Tiranë- Votë pro për dekretet e Presidentit për 6 anëtarët e Gjykatës së lartë, por kundër dekreteve për ndryshimet në qeverinë “Berisha”.

Vendimi është marrë sot nga grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe sipas kreut të tij, Valentina Leskaj do të reflektohet në seancën e sotme në parlament.

“Lidhur me 6 dekretet e Presidentit, ashtu siç kemi shprehur qëndrimin tonë edhe në Komisionin e Ligjeve, kemi mbështetur të drejtën e Presidentit në përzgjedhjen e kandidaturave. Kemi mbështetur proçesin e hapur të kritereve të kandidaturave, të cilat i kemi gjetur në përshtatje me Kushtetutën. Kështu që, vendimi ynë për 6 dekretet, do të jetë pro”- tha sot Leskaj gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së grupit.

Për sa i përket dekreteve për ndryshimet në qeveri, ajo ka shtuar se ‘këto i shtojnë apo i heqin ndonjë gjë dështimit spektakolar të kësaj qeveri’.

Për sa i përket çështjes së KLD-së, pra kandidatutës së propozuar nga Partia Demokratike, PS-ja ka kontatuar një shkelje të Kushtetutës dhe të ligjit, për shkak se janë përdorur dy standarde, dy mënyra sjellje, një për sa i përket maxhorancës, që kandidatura që ka ardhur me firmat e maxhorancës, është futur sot në proçedurë në Komisionin e Ligjeve. Kurse, kandidatura e opozitës nuk është futur, dhe këtu kemi të bëjmë me shkelje dhe dy standarde nga mazhoranca.

Lidhur me kontratën e Sagemit, e cila është pjesë e diskutimit dhe miratimit pasdite në seancën e parlamentit, Leskaj ka theksuar se PS-ja kërkon që kartat e identetit të bëhen të tilla që të garantohen zgjedhje të lira.

“Ajo që ne na shqetëson lidhur me këtë kontratë, është fakti që kontrata nuk i është dhënë kohë për ta parë, pra sot është shpërndarë një kontratë 700 faqëshe dhe është shpërndarë në Komisionin e Ligjeve, Komisionin e Politikës së Jashtme, Komisionin e Ekomomisë, Komisionin e Sigurisë dhe po sot futet në seancë”- tha ajo.

Leskaj ca përmendur dy elementët sipas saj problematikë të kontratës. E para, ka të bëjë me afatet, që do të thotë kërkojmë garanci, jo vetëm për prodhimin, por edhe për shpërndarjen te njerëzit. E dyta, çështja që ka të bëjë me çmimin, që duket i lartë dhe i pa përballueshëm për varfërinë e fshatarëve apo edhe të tjerëve.

“Atëherë, ne jemi për ta parë çmimin, që qeveria të shoh mundësinë e përballimit nga ana e saj”- tha ajo.

Lidhur me pyetjen për rezultatin e zgjedhjeve në Kashar, ajo e ka cilësuar një garë simbolike, një garë mes individëve, që nuk ka të bëj me të ardhmen e zgjedhjeve të ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›