Ndryshimi i motit, fluks vizitash në pediatrinë e Korçës
Korçë- Ndryshimet e motit gjatë ditëve të fundit kanë krijuar probleme shëndetësore, veçanërisht tek fëmijët. Sipas shefit të shërbimit pediatrik, Luan Belortaja numri i vizitave gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm, krahasuar me periudhat e mëparshme.
Sipas regjistrit të vizitave të bëra në pediatrinë e spitalit mësohet se mesatarisht në ditë paraqiten pranë urgjencës mbi 30 fëmijë me prindërit e tyre për t’u vizituar.
Sipas mjekut. Fëmijët paraqesin probleme shëndetësore, që reflektojnë luhatjet e temperaturave, kryesisht gjendje të ftohuri dhe probleme me frymëmarrjen. e
Në rast se këtij numri do t’i shtonim edhe vizitat në shërbimin ambulator shifrat e pacientëve të vegjel janë më të larta. Ndërkohë sipas Belortasë nuk ka pasur raste të rënda.