E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: Prokuroria nën sulmet e Berishës

Kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj deklaroi në Kuvend se kryeministri Sali Berisha po sulmon organin e akuzës duke treguar se e ka të vështirë të bashkëjetojë me institucionet e pavarura.

"Virusi i kryeministrit ka kapur të gjithë maxhorancën. Kur shumica bëhet në kor kundër institucioneve të pavarura, problemi bëhet serioz dhe vendi rrezikon të kalojë në diktaturë", u shpreh Leskaj.

Sipas zonjës Leskaj, kërkesa e kryeministrit për hetim ndërkombëtar të cështjes "Fazllic" është një lajthitje e kryeministrit, ndërkohë që përmendi edhe shqetësimin e ndërkombëtarëve për këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›