E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Prokuroria të lejohet të bëjë punën e saj

Ambasadori amerikan në Tiranë, John Withers, i kërkoi parlamentit dhe qeverisë që të lejojnë prokurorinë të bëjë punën e saj.

Withers e cilësoi si të cuditshme kërkesën e qeverisë për hetim ndërkombëtar për cështjen "Fazllic".

"I bëj thirrje qeverisë dhe parlamentit që të rishikojnë lëvizjet që cënojnë prokurorinë dhe gjyqësorin", u shpreh Withers.

Deklarata e kryediplomatit amerikan u dha në seminarin për pastrimin e parave në Prokurorinë e Tiranës.

E pranishme në seminar ishte edhe kreu i organit të akuzës, Ina Rama, e cila kërkoi që të vlerësohet puna e prokurorisë në luftën anti-korrupsion.

(Se shpejti me gjërësisht)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›