Pengmarrje në Lezhë, policia në kërkim të fëmijës

Një fëmijë 6 vjec është marrë peng prej pasdites së djeshme në Lezhë dhe shkak duket se është bërë mosmarrëveshja mes të rriturve.
Sipas policisë pengmarrësi është një person i sapodalë nga burgu, i cili ka patur të dashur nënën e fëmijës dhe pretendon se është babai i 6-vjecarit.
Forcat e rendit kanë marrë në pyetje nënën e fëmijës për të sqarimin e lidhjeve me pengmarrësin.
Policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat speciale janë vënë në kërkim të pengmarrësit dhe gjhetjes sa më parë të fëmijës së vogël.