Minxhozi: Ngjarja e Bulqizës, si pasojë e korrupsionit shtetëror
Deputeti i Partisë Socialiste Qemal Minxhozi në një prononcim për mediat u shpreh se ngjarja e ndodhur në Bulqizë ku humbi jetën një minatorë dhe u plagos një tjetër është si pasojë e korrupsionit shtetëror. Sipas tij këto viktima nuk i kanë vrarë minierat, por korrupsioni shtetëror, politik dhe ekonomik, i cili gjatë vitit 2008 ka njohur rritje galopante. Minxhozi u shpreh se Prokuroria e Përgjithshme që të ushtrojë një kontroll urgjent mbi zbatimin e ligjit, sidomos në Bulqizë dhe të nxjerrë para përgjegjsisë penale shkaktarët, sepse në të kundërt do ndeshemi me pasoja tragjike njerëzore shumë më të mëdha se deri sot, sepse e përsëris edhe njëherë se punëtorët nuk i ka vrarë miniera, por papërgjegjshmëria Qeveritare dhe Korrupsioni.