E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj: "Vrasja, nje traume e pergjithshme"

Kryetarja e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste, Valentina Leskaj, e pranishme diten e djeshme ne Roskovec, ka denuar ngjarjen e ndodhur ndaj deputetit te kesaj partie, Fatmir Xhindi. Duke e cilesuar si nje traume te pergjithshme, per te gjithe vendin, ajo kerkoi qe strukturat perkatese te zbardhin sa me shpejt kete ngjarje. "Nje traume e pergjithshme eshte vrasja e deputetit te Partise Socialiste, Fatmir Xhindi. Shteti duhet te zbardhe sa me shpejt qe te jete e mundur, ngjarjen e ndodhur mbremjen e se shtunen", u shpreh deputetja socialiste. E pyetur nga gazetaret mbi nje lidhje te mundshme te kesaj situate me zhvillimin e zgjedhjeve, ajo u shpreh se rezervohet per te folur per rrethanat e ngjarjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›