E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta:"Te zbardhet sa me pare ngjarja"

Kryetari i Partise Levizja Socialiste per Integrim, Ilir Meta, beri diten e djeshme apel ndaj strukturave perkatese per zbardhjen e menjehershme te ngjarjes ku humbi jeten deputeti i Partise Socialiste, Fatmir Xhindi. "I bej thirrje strukturave qe te zbardhin sa me pare ngjarjen qe trondit opinionin publik, ku humbi jeten nje ligjvenes dhe vendosjen e autoreve te ketij krimi perpara ligjit", u shpreh lideri i LSI. Ai tha se kjo ngjarje e rende qe tronditi opinionin publiket duhet te qartesohet sa me pare qe situata te mos acarohet. "Opinioni publik mund te qetesohet, vetem pas zbardhjes se kesaj ngjarje te rende dhe venien para drejtesise se autoreve te saj", u shpreh ish-kryeministri shqiptar. I pyetur mbi dijenine e ndonje konflikti te deputetit socialist qe humbi jeten mbremjen e se shtunes, Meta theksoi se nuk kishte dijeni per nje gje te tille. "Nuk kam asnje dijeni per ndonje konflikt te deputetit socialit Fatmir Xhindi, pasi ai nuk ka qene natyre konfliktuale, por gjithnje ka qene paqesor dhe konstruktiv", rrefeu kryetari i partise Levizja Socialiste per Integrim, ne nje prononcim per mediat. Lideri i LSI i pranishem gjate gjithe dites se djeshme ne Roskovec, 113 kilometra larg Tiranes, shoqerohej edhe nga nenkryetari i partise se tij dhe njekohesisht kryetari i grupit parlamentar "E majta per integrim", Pellumb Xhufi. Dy personalitet moren pjese gjithashtu edhe ne homazhet qe u bene ne pallatin e kultures se qytetit te Fierit. Gjate vizites se tyre ne shtepine e deputetit socialist, zyrtaret e Levizjes Socialiste per Integrim shprehen ngushellimet e tyre per humbjen e pjesetarit te familjes. Ngjarja e ndodhur mbremjen e se shtunes, ku humbi jeten deputeti socialist, ka terhequr vemendjen e te gjithe deputeteve te Kuvendit, te cilet ishin te pranishem ne ceremonine e homazhit dhe ne shtepine e Fatmir Xhindit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›