E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bello: "Goditja e deputetit, krimi guxoi shume"

Deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, e cilesoi nje ngjarje shume te rende, vrasjen e deputetit te Partise Socialiste, Fatmir Xhindi, mbremjen e se shtunes ne Qarkun e Fierit, rreth 113 km larg Tiranes. Ne nje prononcim per mediat, zoti Bello u shpreh se nga te gjitha informacionet qe po perpiqen te mbledhin, nuk ka asnje version te qarte, pasi askush nuk jep nje rast qe zoti Xhindi te kete pasur nje konflikt. "Kjo eshte nje ngjarje shume e rende. Ata qe kane guxuar te godasin nje deputet te zgjedhur me votat e popullit, jane treguar shume te guximshem, ndaj duhen gjetur urgjentisht qe situata te sqarohet dhe ata te shkojne para drejtesise", u shpreh deputeti i partise me te madhe ne opozite, Marko Bello.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›