E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Te zbardhet vrasja e Xhindit

Denis Dedej

Kryetari socialist, deputetet e Grupit Parlamentar te Partise Socialiste dhe anetar te kesaj partie iu drejtuan diten e djeshme Roskovecit, per t'i dhene nderimet kolegut te tyre, Fatmir Xhindi, te vrare dy nete me pare. I pari qe ka mberritur ne zonen ku ndodhi tragjedia ka qene lideri i selise roze, Edi Rama, i cili ishte i pari socialist ne mbeshtetje te familjes se deputetit socialist. Me pas, gjate oreve te para te mengjesit kane mberritur dhe anetare te tjere te kesaj partie. Ne qytezen rreth 113 kilometra larg Tiranes mberriti dhe kryetari i asamblese se Partise Socialiste, Gramoz Ruci, ku edhe u mor drejtperdrejt me ngjarjen e ndodhur, duke kerkuar nga forcat e policise ne emer te socialisteve zbardhjen e sa me shpejt te ngjarjes. Por vetem pak ore pas ngjarjes qe tronditi Shqiperise, i gjithe grupi parlamentar socialist do t'i bashkohej hidherimit te familjes per humbjen e njeriut te tyre. Mengjesin e djeshem, gjate nje prononcimi per mediat, kryetari i Partise Socialiste u shpreh se vrasja me paramendimin i deputetit Fatmir Xhindi ka tronditur jo vetem Roskovecin, po gjithe Shqiperine. "Ne jemi ketu per t'i lehtesuar sadopak dhimbjen familjes dhe kemi shpresa se rrethanat e kesaj ngjarjeje do te zbardhen sa me pare", u shpreh lideri socialist. I pyetur nga gazetaret nese kjo ngjarje mund te kishte te fshehur si shkak nje motiv te fshehur politik, Rama, theksoi se per kete ngjarje te rende eshte shume heret per nxjerre konkluzione te nxituara. "Kjo eshte nje ngjarje shume e rende per te nxjerre konkluzione te shpejta, ndaj kerkohet me cdo kusht qe ngjarja te zbardhet", komentoi kryetari i partise me te madhe ne opozite. Por ngjarja e ndodhur mbremjen e se shtunes eshte komentuar dhe denuar veprimi i fajtorit te kesaj vrasje nga zyrtaret e larte socialiste. Keshtu, socialisti Marko Bello e cilesoi ngjarjen e ndodhur mbreme ne Roskovec te Fierit si shume te rende. "Kam 5 vjet deputet dhe kam bashkepunuar me te. Xhindi ishte nje deputet i qete dhe te gjithe jane te tronditur mbi ate cka ndodhur", u shpreh Bello gjate nje deklarate per mediat. Ndersa deputetja socialiste, Rajmonda Stefa, theksoi se ishte befasuar per vrasjen. E pyetur nga mediat ne rast se Xhindi kishte ndonje angazhim elektoral diten kur ndodhi ngjarja, Stefa deklaroi se gjate asaj dite nuk ka pasur ndonje takim per fushaten paraelektorale. "Jemi te befasuar per vrasjen. Fatmir Xhindi ka qene nje njeri i qete, dhe jo konfliktual. Fakti qe eshte zgjedhur 3 here nga e njejta zone si deputet konfirmon cka thashe me lart", u shpreh e befasuar, deputetja socialiste. Por, sekretari per Ceshtjet Zgjedhore ne Partine Socialiste, Kastriot Islami, e cilesoi kete situate si deshmi te mungeses se sigurise ne vend. "Ngjarja eshte shume e rende dhe qe ka impakt ne te gjithe vendin dhe si deshmi se siguria nuk eshte ne nivelin e duhur", u shpreh Islami. Ai kerkoi zbardhjen sa me te shpejte te ngjarjes dhe denimin maksimal per autoret e atentatit. Per sa i perket njohjes me te, zyrtari socialist do te shprehej se Xhindi njihej si njeri komunikues dhe qe nuk i afrohej konfliktit, edhe se do te mbetej ne kujtese si deputet i perkushtuar ne detyren e tij. Per t'i dhene lamtumiren e fundit deputetit te PS-se ne pallatin e kultures, ku ne nder te tij u zhvilluar dhe nje ceremoni homazhi, ishin te pranishem kryetari Rama dhe deputetet Arben Malaj, Taulant Balla, Valentina Leskaj, Rajmonda Stefa, Gramoz Ruci, Namik Dokle, Servet Pellumbi, Arta Dade, Ermelinda Meksi, si edhe zedhenesja e kryesise socialiste, Mimi Kodheli.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›