E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oli Rehn denon vrasjen e Xhindit

Vrasja e deputetit socialist, Fatmir Xhindi, dy net me pare, ne oborrin e baneses se tij ne Roskovec te Fierit ka sjelle reagimin e nderkombetareve, te cilet e kane cilesuar nje ngjarje shume te rende. Keshtu, vrasja e deputetit socialist Fatmir Xhindi eshte denuar edhe nga ana e komisionerit per Zgjerim te Bashkimit Evropian Oli Rehn. "Denoj me vendosmeri vrasjen e Fatmir Xhindit dhe ftoj autoritetet per hetim te detajuar dhe sjelljen e fajtoreve para drejtesise", thuhet ne nje komunikate qe Oli Rehn e ka leshuar ne Bruksel dhe te transmetuar nga agjencia Frans Press, e cila eshte dhene dhe ne Radion Evropa e Lire. Me kete nderhyrje, Oli Rehn, eshte shprehur me se i vendosur per te kerkuar nga autoritetet shqiptare zbardhjen e ngjarjes se rende, me pasoje vrasjen e nje deputeti te Parlamentit shqiptar. Nderkohe, mesohet se ne deklaraten e tij, komisionieri per zgjerimin i Bashkimit Evropian, personi qe eshte shprehur me shume ne favor te zgjerimit te ketij organizmi evropian dhe me vende te Ballkanit Perendimore, nuk ka bere ansje koment tjeter, ne lidhje me ndikimin qe mund te kete nje ngjarje e tille e rende ne vendimin e vendeve te BE per kerkesen e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne kete organizem. Ku dhe siguria dhe stabiliteti jane disa nga kushtet kryesore. Oli Rehn nuk ka preferuar te beje komente te ketij lloji, duke u perqendrua kryesisht ne kerkesen e tij per gjetjen e autoreve te krimit te rende. Deputeti socialist, Fatmir Xhindi u vra dy net me pare ne oborrin e shtepise se tij ne Roskovec, nderkohe qe organet kompetente per bejne c'eshte e mundur per zbardhjen e ketij krimi barbar, gjetjen e venien para drejtesise te autoreve te krimit. Situata politike deri me tani ka qene e qete, dhe politika eshte mjaftuar me homazhet dhe ngushellimet per te ndjerin dhe familjen e tij. A.G


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›