E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj kritika KLSH-së për punën e dobët

Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës Bujar Leskaj ka kritikuar Kontrolin e Lartë të Shtetit për mos eficencë në luftën ndaj korrupsionit në administratë. Në analizën vjetore Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka bërë kritika për bashkëpunimin e dobët që ky institucion ka pasur në luftën ndaj korrupsionit ndërsa ka shtuar se auditimet e subjekteve kanë qenë formale.

“Auditimet e subjekteve deri tani duhet të pranojmë se kanë qenë formale, nuk janë përgatitur sipas kërkesave të manualit përkatës, ndërkohë që ne do të bëjmë auditiumet e performancës krahas asaj financiare. S`ka kontroll pa ndëshkim, do të jemi rigorozë e striktë, do të largojmë hijen e kontrollorit gjobëvënës” ka shtuar Leskaj.

Drejtori i Kontrollit të Lartë të Shtetit Robert Gjini deklaroi se dëmi ekonomik i 2011 ishte në shifrën e 7 miliardë e 27 milionë lekëve.
 

Gjatë analizës së punës së KLSH-së për vitin që lamë pas, Leskaj ka theksuar se gjatë vitit 2011 janë zhvilluar 152 kontrolle dhe janë marrë 1605 masa administrative ku vetëm 1108 janë zbatuar.  Ai gjithashtu ka garantuar se KLSH-ja do të punojë për një insitucion të lartë auditimi duke fuqizuar rolin e saj me detyrë kontrollin e mirëadmistrimin e pronës publike.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›