E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediu: Ulen mbetjet që importohen nga Shqipëria

Hyrja në fuqi e ligjit për menaxhiminen e integruar të mbetjeve urbane ka bërë që të ulet numri i mbetjeve që vendi ynë importon. Ministri i mjedisit Fatmir Mediu tha se neni për importin e mbetjeve e qartëson këtë procedurë.
 

Kreu i mjedisit tha se do të vijojnë të gjobiteten të gjithë drejtuesit vendor që nuk zbatojnë ligjet për mjedisin pavarësisht kundërshtive të hasura nga ana e tyre për këtë.

Deklaratat e ministrit Mediu u bënë gjatë prezantimit të projektit me titull forcimi i kapaciteteteve të ministrisë së mjedisit për hartimin e ligjeve dhe zbatimin e legjislacionit kombëtar për mjedisin . Ky projekt financohet nga Bashkimi Europian.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›