E Diel, 1 Nëntor 2026

Nard Ndoka po negocion rikthimin në koalicion me PD-në

Share

Në fillim të vitit të ardhshëm, PDK e Nard Ndokës mund të jetë në koalicion me PD-në e Sali Berishës. Të përditshmet raportojnë se ka pasur negociata mes dy partive. Shkak u bë fakti se në zgjedhjet e fundit lokale, PDK-ja mori 48 mijë vota, një numër i konsiderueshëm për një parti të rreshtuar në opozitë. Andaj me 3.05% të votave, PDK-ja është kthyer në një parti që tentohet fort nga të dyja partitë e mëdha. Palët nuk kanë pohuar asgjë, por nuk kanë mohuar negociatat. Mësohet se Ndoka ka kërkesa konkrete, ai dëshiron një post ministri për tu rikthyer në qeverisje me PD-në.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›