E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leskaj:Zgjedhjet pa infrastrukturë,në dyshim

Kryetarja e grupita parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj e ka konsideruar si një ditë historike , ditën e inagurimit të presidentit të SHBA-së, Barack Obama. Leskaj e vlerësoi si një ceremoni madhështore dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshmë. "Shihje njerëz që e përjetonin me emocion ceremoninë, dhe ajo çka konsideroj si më të rëndësishme në këtë ditë ishte edhe pjesëmarrja e të rinjve", tha Leskaj në një intervistë për VOA.Sipas kryetares së grupit parlamentar të PS-së, ndryshimi i premtuar i Obamës reflektohet që tek fjalimi e tij e më pas edhe tek 510 premtimet që nisi t'I mbajë që ditën e parë. "Besoj se amerikanët mund të besojnë tek ai", shtoi ajo. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, theksoi se zgjedhjet janë sfida më e madhe për politikën, dhe zgjedhjet amerikane duhet të jenë një leksion për politikën shqiptare. Sipas Leskaj, PS-ja është udhëheqëse e reformës zgjedhore, dhe ishte një arritje e madhe që u arrit konsensusi i cili na mundësoi edhe ftesën e NATO-s. "Zgjedhjet do të vihen në dyshim nëse nuk do të kishim infrastrukturën e duhur zgjedhore", shtoi ajo. Sa i përket çështjes së kartave të identitietit sipas Leskaj, ka ende një pikëpyetje që mund të vërë në dyshim procesin. "Ne kemi kërkuar një komision ad hoc, dhe përjashtimin absolut të dublikimeve në regjistrin që do përdoret për zgjedhjet që të sigurohen zgjedhje të lira dhe të ndreshme", përfundoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›