E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çekia mbështet Shqipërinë në procesin eurointegrues

Çekia premton se do të shikojë me prioritet zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Këtë siguri ka marrë ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu në takimin që ka pasur me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë gjatë vizitës së saj në këtë shtet. Gjatë kësaj vizite Bregu ka marrë mbështetjen e këtij shteti në proceset integruese të vendit tonë. Në takimin e ministres Bregu me homologun e saj çek Tomas Pojar dhe me zëvenndëskryeministrin për çështjet e BE-së Aleksandër Vondra, ministrja i njohu ata me reformat dhe angazhimin e Shqipërisë për të plotësuar kërkesat e BE-së, por edhe me rolin që pritet të luajë Çekia gjatë drejtimit të BE-së. "Është shumë e rëndësishme të vazhdojnë bisedimet për marrëdhëniet tona bilaterale, është në interesin tonë të vazhdojmë me procesin e integrimit europian të rajonit përfshirë edhe Shqipërinë. Kemi folur me detaje për këtë proces dhe i urojmë Shqipërisë shumë fat në rrugën e integrimit europian, ne do të bëjmë të pamundurën për të mbështetur vendin tuaj", tha Vondra. Shqipëria do të aplikojë për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE gjatë presidencës Çeke.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›