E Shtunë, 31 Tetor 2026

Solidariteti si nje vlere

Pavaresisht qe nga qarqe qeverisese kerkohet te mbulohen pergjegjesite e veta te drejtperdrejta me pretendimin se kane merite per shpetimin e qytetareve shkodrane nga mbytja gjendja sidomos e ketyre te fundit vazhdon te jete kritike. Ajo nuk lehtesohet as nga ndonje nderprerje e perkohshme e reshjeve dhe as nga urimi per te shpetuar sa me paq prej saj. Edhe sikur tani per tani ende nuk eshte njoftuar per humbje jetesh njerezore shpresa per tia hedhur edhe kesaj radhe me koke mbi pellgje a mbi lume perseri mbetet e vaket dhe e brishte. E tille mbetet realisht kur te dhenat meteorologjike parashikojne per rinisje te vrullshme dhe intensive te litareve te shiut gjate tere dhjetorit kur masat e marra deri tani nga segmentet shteterore paraqesin nje panorame te mjerueshme perballuese kur harta e permbytjeve ka ardhur duke u zgjeruar gjeografikisht me gjithe permiresimet e pjesshme te relievit te saj kur pergjigjet e thirrjeve per ndihme te menjehershme nga vendet e tjera nuk degjohen plotesisht dhe qarte. Si edhe kur hapja e detyrueshme ne Struge e portave te Drinit rrit ndjeshem prurjet ne territorin e Shqiperise.
Por ne kete atmosfere sado te trazuar kurre nuk mund te keshillohet qe ta lesh kohen te rrjedhe me sherre e debate te pafundme sikurse kurre nuk mund te rekomandohet qe ta besh edhe gjakun ne uje. Sepse prej kohesh eshte kuptuar qe ne bashkesi me te tjeret njeriu mund te beje shume tek lind te ai shtysa per te marre pjese ne shoqeri pro parte virili duke arritur keshtu te shijoje me te drejta te plota perfitimet qe vijne prej saj. Ai mund te ndihet i tille vetem kur ploteson detyrimet e perbashketa per te gjithe dhe me pas ato qe ia detyron vendi i vecante qe ze si individ. Meqe ne shoqeri vlen me teper ajo cka te tjeret mendojne per te dhe jo ajo cka ai eshte ne te vertete qe ketej rrjedhin perpjekjet e cdo njeriu per te arritur nje vleresim te mire dhe kjo eshte arsyeja qe ky i jep vlere te madhe ketij fakti. Te dyja qendrimet shprehin natyrshmerine e kesaj ndjenje te lindur qe sipas rasteve thirret nga populli yne me fjalen lsquocipe sic quhet ne pergjithesi ndjenja e nderit apo e turpit.
Prandaj pa u ndaluar ne keto radhe te shperdorimi i vazhdueshem qe i kane bere pushtetaret tane detyrave te tyre cka solli edhe gjendjen aktuale ne prag te nje katastrofe kombetare rruget e zgjidhjes sa me te shpejte dhe me sa me pak pasoja te dhimbshme nuk gjenden duke bere sehir duke veshtruar me pesimizem kapacitetet e uleta te kufizuara dhe te cunguara te qeverisjes. Nese ne kushte te tilla kerkohen me teper helikoptere te cilat tani askush nuk mund ti siguroje brenda vendit se paku te vihen vullnetarisht ne dispozicion makinerite e renda per punime emergjente atje ku eshte e domosdoshme. Po cilet do te tregoheshin keshtu kaq bujare Aksioneret e atyre firmave ndertimi qe pushteti ekzekutiv i ka shperfillur mashtruar dhe poshteruar duke mos u paguar atyre rreth 72 milione dollare per ngritjen dhe asfaltimin e rrugeve ose per kryerjen e veprave te tjera te infrastruktures Sigurisht edhe keta po te mbajne parasysh qe ne gjendjen e sotme te jashtezakonshme kane perballe jo vecanerisht qeverine por bashkeqytetaret e tyre te cilet kane nevoje urgjente per te mos ua marre lumi edhe jeten ashtu si katandine. Nese ne kushte te tilla notojne mes banoreve mjaft kafshe dhe shpende te ngordhura si edhe jane perziere masivisht ujerat e bardha me ato te zeza se paku te mobilizohen vullnetarisht ekipe mjekesh infermieresh e sanitaresh qe pushtetaret ende nuk i ka zene meraku per ti emeruar ne klinika te ndryshme.
Gjithkaq sduhet harruar qe nese ne kushte te tilla u duket cektesia vetem rezervave te ketij shteti cilet mund te kontribuojne per furnizimin me uje te pijshem dhe ushqime te ngrenshme te banoreve fatkeqe me shtepi te permbytura Sigurisht tregtaret e te gjitha niveleve por edhe ne qytetaret e tere vendit qe mund te mbushim disi numrat e llogarive bankare qe po hapin bashkite dhe komunat problematike per te cilat po lutet tani edhe ministria e Financave pavaresisht propagandimit prej saj te te ardhurave dhe buxheteve fiktive. Nese ne kushte te tilla banoret nuk gjejne derman as per te levizur lundertaret e mjere te Shkodres nuk mund te lejohen nga policia apo ushtria qe te perfitojne edhe nga dhimbja e tjetrit te rrjepin xhepat e shpuar te bashkeqytetareve te tyre...
Sidoqofte edhe po te pranohet ajo qe kryeministri dhe kasnecet e tij e konsiderojne situaten aktuale vecse si fatkeqesi natyrore si nje cmenduri e liqeneve lumenjve dhe perrenjve askush nuk mund te pajtohet me gjunjezimin e shtetit. Sepse sic thuhet ne pjesen 3 te preambules se deklarates universale te te Drejtave te Njeriut te miratuar mbi 60 vjet perpara nga Asambleja e Pergjithshme e OKB ndashse eshte thelbesore...qe te drejtat e njeriut mund te mbrohen nga nje regjim ku sundon ligji. Ne kete kuptim perpara se ministri i Jashtem te falenderoje per ndihmat ambasadoret e huaj ne Tirane me se pari qeveria ti kerkoje vetes dhe administrates se komanduar prej saj zbatimin e rrepte te legjislacionit dhe kufizimin e lirise se individeve te ndryshem per te ndermarre akte abuzuese qe i bejne plot njerez ti mbajne syte te helikopteret ku fokusohet e vetmja shprese per te shpetuar nga gjema e ndodhur. Nje kerkese e tille eshte edhe me e vetvetishme ne periudha te gjendjeve te jashtezakonshme ku roli i shtetit behet edhe me i pazevendesueshem.
Por kjo nuk mund te kufizoje shprehjet e ndjenjes dhe veprimit te solidaritetit mbareshoqeror qe Bashkimi Europian e ka ngritur lart si nje vlere baze te qyteterimit. Ndersa mes nesh te drejtat e punemarresve jane shfrenuar mjaft e drejta per sherbime ekonomike te perbashketa nuk vleresohet aspak dhe per kontratat kolektive flitet si per ca copera kartrash ambalazhi BE per pranimin ne familjen e te cilit kemi aplikuar por he per he pa sukses nga politikat e qeverise me shume se sa union i orientuar drejt kapitalit bindshem perkufizohet si nje komunitet vlerash. E pra duke lene menjane qofte edhe per pak kohe sfidat dhe mllefet politike tani eshte rasti te tregojme se paku se jemi ne gjendje te clirohemi nga vulgariteti i zakonshem qe te bashkohemi per te perballuar kete situate te veshtire humane. Eumlshte kjo qe tek e fundit te ben te kujtosh dhe te reflektosh ne vargjet e te madhit Gete Mos luaj me dhembjen tende/ Qe te shqyen jeten si nje skifter./ Edhe shoqeria me e keqe te ben te kuptosh/ Qe je nje njeri ne mes njerezve te tjere.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›