Letër Preç Zogajt nga një lexues besnik
Edi Lesi
Sa herë mësoj se Preç Zogaj është mbyllur në "qelën" ...e tij për të shkruar librin e ri, më përshkon gati në mënyrë të pavetëdijshme një gëzim. Së pari, sepse kemi tashmë garanci të provuara se do të dalë në treg një letërsi e mirë, dhe në qëlloftë publicistikë bazuar mbi një ditar politik, akoma më mirë, pasi aty janë të gjitha; stili, informacioni, ngjarje që nuk i dinim, opinion personal dhe mbi të gjitha, një lloj parfumi mbi disa zhvillime, që në fakt i kemi jetuar si shumë të mërzitshme dhe monotone. Kështu, të përmirësohet jo vetëm kujtesa, por edhe shija në fund të fundit, çka i shton meritat Preçit edhe si një estet i arrirë.
Sa i përket letërsisë, gjithnjë më ka bërë përshtypje stili unik, me ato tjerrjet e lezetshme, ku shkrihen shpesh ironia e sarkazma me notat e forta të realizmit. Prozë magjike e mbështetur fort në tokë. Kur vjen puna te kronikat politike, mënyra e të shkruarit pëson një ngritje edhe më dramatike, pasi kemi shumë personazhe reale me profile nga më të ndryshmet, me anët e panjohura, fusha ku Preçi ka pasur privilegjin të plugojë edhe vetë dhe kësisoj ai i zbret perënditë tek ne, shpesh lakuriq. Gjejmë te burrat e rëndë dhe udhëheqësit karizmatikë, çka është e përbashkët me ne njerëzit e thjeshtë, gjakun e tyre human me "cicmicet" e përditshme, dhe kjo përpos arritjes artistike, mbetet një shërbim publik, sepse i ndih njëmend qytetarët, taksapaguesit dhe votuesit të njohin më mirë se kush qëndron në krye të punëve.
Esetë e Preçit janë kështu një lupë e fjalës së fundit, mjaft e shtrenjtë, por që mund ta ketë kushdo për të parë atë që nuk e dallojmë dot çdo ditë. Të gjitha këto më kanë bërë të jem në listën e lexuesve të tij besnikë. Duke qenë i tillë, nuk i shpëtoj dot një lloj hutimi, që më vjen prej ditarëve të tij politikë.
Kur je i ri, shpesh rrethanat e jashtme t'i formësojnë bindjet dhe qëndrimet kritike personale janë të kërthinjta, sa zor të frenojnë atë çka të vjen si e gatshme nga përvoja e dikujt tjetër. Për më tepër, shkrimtarë si Preçi të ndikojnë tmerrësisht. Sapo lexova një dekadë e më shumë më parë, librat e tij "Verë e Përjetshme", "Rënia e Zgjedhjeve" dhe "Lufta Jocivile" tjetër mendim pata krijuar për Sali Berishën dhe sesi ai qeverisi vendin, veçanërisht në ditët e tij të fundit si president. Sigurisht, një mendim jo të mirë, dhe asokohe isha me vete shumë i ashpër dhe qortues për liderin e sotëm të mazhorancës. Më tej, njeriu i formon vetë bindjet e tij në mënyrën e vet empirike. Vite më vonë, erdhi libri i ri, "Nga hiri".
Preçi na sjell këtu një tjetër Berishë. Siç na ndihmon vetë titulli, sfinksin që ringrihet nga rrënojat e veta. Shohim këtu liderin karizmatik, që të gjithë i kemi rënë më kot në qafë. Për këtë na duhet të kërkojmë falje dhe ta ndjekim në udhën e tij, si hebrenjtë Davidin.
Këto ditë merret vesh se, së shpejti do të kemi një tekst të ri nga Preçi, për çka ka ndodhur prej vitit 2005 e këtej. Ditari ka filluar të publikohet në faqet e gazetës "Shekulli". Nuk është e vështirë të kuptosh se Berisha është tashmë një mosmirënjohës që flak tutje njerëzit e zotë, të cilët i duheshin dikur për të fituar zgjedhjet, por që janë bagazhe të tepërta për t'i mbajtur në ushtrimin e pushtetit.
Nuk kam ndërmend të bej tani pyetjen klishe: Cilit Preç t'i besojmë? Sepse mendoj se është një nga liritë më fondamentale të çdokujt për të ndryshuar. Për të pasur sot një opinion dhe nesër një tjetër. Një dinamikë krejt private dhe e shenjtë e secilit.
Mua si lexues i Preçit nuk më dhimbsen aspak personazhet e tij, të cilët herë duhet t'i adhurojmë dhe herë t'i urrejmë. Më vjen vërtet keq për letërsinë e tij politike, pasi është nga më të arrirat dhe ndoshta themeli për këtë zhanër. Me gjasë është e vështirë të jesh edhe kronikan i sferës publike dhe personazh aktiv i saj. Nuk mund të mohohet aspak se sot Preçi është nga kundërshtarët më të fortë të Sali Berishës. Ai është aq prezent dhe aq cilësor, sa nuk është gjithë kryesia e Partisë Socialiste dhe aleatët e saj. Këto janë gjegjësisht çështjet e tij personale, megjithëse unë tashmë e kam kuptuar se ditarët e tij përkojnë fort me trajektoren politike të vetë autorit. Sigurisht, po të ishte Preçi deputet i PD apo më shumë, mendimet e sotme për Berishën, ose do të kishin munguar, ose do të ishin vonuar deri në prishjen e miqësisë me të. Këtu lind një problem i madh raporti me të vërtetën, që është metri me të cilin matim sot intelektualët, shkrimtarët, njerëzit e lirë. është sjellja evropiane, është etika që ka çuar shumë vende dhe popuj përpara.
Duke parë qëndrimet e tij politike, jam i cytur të mendoj se në librin e ardhshëm do të gjejmë atë frymën e këndshme magjike rreth personazhit Edi Rama. Do të jetë padyshim letërsi e mirë. Por nuk mund ta fsheh keqardhjen për shkrimtarin tim të preferuar, i cili për shumë cilësi është ku e ku më lart se kryetari i opozitës dhe të gjithë ata që e rrethojnë. Preçi është i atyre përmasave, sa nuk ka nevojë të adhurojë, apo të urrejë dikë. Për fund, këto janë fjalët e një lexuesi, i cili kërkon me ngulm të mbetet një listën e atyre që mezi presin faqosjen, printimin dhe daljen në treg të librit të ri, me autor Preç Zogajn.