Kur Lohani foli për “duhanin”!
Koli Bele
Në një nga shumë aktivitetet e Ministrisë së ...Brendshme, gjithmonë të mbuluara mediatikisht, Ambasadori Lohan në krah të Ministrit Basha, me një batutë të denjë për emisionin "Fiks Fare" e krahasoi progresin e Policisë Shqiptare për kontrollin e automjeteve me zbatimin e ligjit për Duhanin! Natyrisht që kjo batutë ironike e Lohanit nuk suprizoi askënd, pasi çështja e zbatimit të ligjit për duhanin tanimë është histori e mbyllur! Shqiptarët vazhdojnë ta pinë duhanin në të njëjtën mënyrë si para daljes së ligjit, praktikisht ku të munden, në lokale, shkolla, institucione shtetërore madje edhe spitale. Në të njëjtën mënyrë paraqitet edhe situata dramatike e trafikut të mjeteve me dhe pa targa,e cila nuk ndryshon prej vitesh pavarësisht nga konferencat e shtypit të drejtuesve të radhës së Ministrisë së Brendshme apo ndonjë operacioni me mbulim mediatik të sekuestrimit të makinave të vjedhura në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".Të dyja këto realitete janë pjesë e të jetuarit në Shqipërinë që megjithëse aspiron të behët pjesë e Evropës së Bashkuar në disa aspekte ligjzbatuese i ngjan më shumë vendeve të botës së Tretë!
Por batuta e Lohanit përtej "humorit djegës", në thelb tregon këndvështrimin e zyrtarit më të lartë Evropian në Shqipëri, i cili edhe nëse nuk mban në dorë ndonjë nga shumë çelësat që duhen për të hapur derën për në BE, është personi i deleguar dhe opinion-formues për "derë-hapsit"- komisionerët evropianë që vlerësojnë kriteret e progresit të vendit!
Dhe me sa duket kryekriteri evropian është LIGJSHMëRIA . Ky koncept i parë në dy plane në ligj-bërje dhe ligj-zbatim, të cilat gjithsesi nuk mund të ndahen nga njëri-tjetri.
Shpesh dëgjojmë të thuhet se ne kemi ligje të mira, por se nuk i zbatojmë! Por po sa e vërtetë është kjo "klishe"? Kush e thotë që kemi ligje të mira dhe në fakt çdo të thotë ligj i mirë?! Më së shumti kjo "klishe" serviret nga ata që i bëjnë ligjet dhe kriteri që përdoret rëndom për të argumentuar se ligji është i mirë, është formula magjike e "kopjimit nga x apo y vendi i zhvilluar Evropian"!
Po le të marrim si shembullin më të thjeshtë ligjin për duhanin. Zyrtarët që e hartuan dhe miratuan me të drejtë mund të thonë se ishte një ligj i mirë pasi ishte kopje e konventës se OKB-së për Duhanin. Konventa ashtu si shumica e marrëveshjeve ndërkombëtare është e nënshkruar pa rezerva nga ana e Shqipërisë. Pyetja shtrohet, a kishte terren e mundësi praktike për zbatimin e një ligji i cili pretendonte që brenda një ditë të caktuar, në një vend ku duhani pihej kudo e pa asnjë kufizim të ndryshonte gjithçka?! Pa asnjë lloj gradualiteti, duke kaluar edhe ato vende të BE ku përpjekjet për kufizimin e duhanit në ambiente publike kanë disa dekada që kanë filluar e akoma nuk është bërë ndalimi total i duhan-pirjes p.sh. në bar-restorante? Për më tepër misioni i "pamundur" i garantimit të zbatimit të këtij ligji në ç'do cep të vendit ju la në dorë një "grushti" inspektorësh sanitarë të cilët kanë detyrimin të vendosin gjoba që nuk i del për zot asnjë institucion! Për rrjedhojë ligji në fjalë, as mundej e as u zbatua përtej një fushate disa javoresh ku tavllat e duhanit nëpër lokale i zëvendësuan me pjata filxhanësh!
Në fakt, zbatimi i ligjit për duhanin është beteja e radhës e humbur, në luftën për të vendosur ligjshmërinë në një vend, që duhet pranuar, ka pak kulturë ligjzbatuese në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Ligji i duhanit ashtu si edhe shumë të tjerë të ngjashëm, më pak apo më shumë të rëndësishëm, kanë një defekt të përbashkët gjenetik : "lindin të vdekur", ose thënë në mënyrë joalegorike janë të pazbatueshëm në realitetin shqiptar në momentin kur hyjnë në fuqi!
Moszbatimi ose shkelja haptazi e një ligji është forma më e keqe e "mungesës së shtetit" jo thjesht për pasojat e momentit, por edhe sepse humbet shansin real që do kishte miratimi i tij në momentin e duhur dhe mbasi të jenë krijuar mekanizmat institucional që mundësojnë zbatimin. Për rrjedhojë, miratimi i një ligji i diktuar nga nevojat e politikës së ditës apo për të arritur objektivat sasiorë të një kabineti apo legjislature, është në fakt shumë herë më i dëmshëm sesa vonesa apo miratimi në një kohë të dytë të përshtatshme.
Një shembull tipik në këtë drejtim është historia e arkave regjistruese të cilat u tentuan të vendoseshin në mënyrë të parakohshme dhe praktikisht të pamundur në vitin 1993. Fillimisht ndonjë nga tregtarët e vegjël të asaj kohe u mundua ta zbatonte, por kostoja e pajustifikuar e blerjes dhe mirëmbajtjes si dhe mungesa e kapaciteteve institucionale të administratës tatimore të asaj kohe e bëri të pamundur funksionimin në praktikë. Me gjithë ndonjë përpjekje sporadike përgjatë këtyre viteve për të rivendosur afate për zbatimin e ligjit, edhe sot ai nuk zbatohet dhe aktualisht Shqipëria është i vetmi vend në Evropë ku pothuajse të gjitha shërbimet dhe blerjet e vogla kryhen pa kuponin tatimor.
Histori të tilla mund të gjenden më shumicë në procesin 20 vjeçar të ligjbërjes "demokratike", në thelb problemi është i njëjtë! Shteti i së drejtës fillon nga bërja e ligjeve të cilët janë praktikisht të zbatueshëm që në ditën kur hyjnë në fuqi dhe jo nisur nga parimi "miratojmë ligjin sot të jemi në rregull, se për ta zbatuar e gjejmë zgjidhjen gjatë rrugës". Dhe për të bërë ligje të mira nuk mjafton vetëm dëshira e ligjvënësit apo përkthimi brenda pak ditësh i ndonjë model-ligj të gatshëm. Ligjbërja, përveç vullnetit politik si parakusht, është një proces që kërkon angazhimin e shumë aktorëve institucionale dhe natyrisht kualitetesh njerëzore. Ata që kanë punuar apo pasur kontakte me administratën shtetërore e dinë se në çfarë nivelesh janë zyrat juridike në administratën publike. Në shumicën dërmuese stafi i drejtorive juridike nëpër ministri, përbëhet nga juristë të rinj pa asnjë lloj eksperience, të cilët në rastin më të mirë pretendojnë të kenë ndjekur ndonjë master "pa lidhje" brenda apo jashtë vendit. Produktit cilësisht i diskutueshëm i punës së tyre, pasi kalon në filtrin e drejtorëve dhe Zv.ministrave të emëruar politikisht që edhe shpesh e kanë punën e parë në administratën shtetërore. Për të përfunduar në tavolinat e ministrave të linjës të cilët e mbrojnë me "patos" në Qeveri e Parlament ndoshta pa qenë aspak të vetëdijshëm për cilësinë e draft-ligjit apo aktit nën ligjor. Për të mos folur për ministrat e Drejtësisë apo kryetarët e Komisionit të Ligjeve të Kuvendit në vite të cilët presupozohet të jenë "kryejuristët" e shtetit por që shpesh s'kanë as edhe formalisht të diplomuar juriste. Kështu me radhë ligjbërja në administratën shtetërore shqiptare kalon nëpër disa aktorë dhe filtra që edhe sikur të duan nuk munden të prodhojnë ligje cilësore dhe tek e fundit të zbatueshëm në praktikë!
Mjafton të përmendim se vetëm në 4 vitet e fundit mbi 20 nisma ligjore janë shpallur tërësisht apo pjesërisht antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e s'dihet sa të tjerë do shpalleshin të tillë nëse do i nënshtroheshin kontrollit kushtetues. Po kështu shumë ligje të tjera në mos janë antikushtetuese nga ana formale janë praktikisht të pazbatueshme dhe kanë krijuar e do krijojnë probleme të panumërta në të ardhmen. Si problemet me ligjin e legalizimeve, të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, etj, etj,... që do duheshin manuale studimore mijëra-faqesh për t'i analizuar!
"Batuta e Lohanit", mu kujtua para pak ditësh kur kryeministri Berisha në takimin e Sllovenisë mori të njëjtën dhuratë simbolike, bashkë më gjithë kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Dhurata nuk ishte maketi i ndonjë rruge, fabrike çimentoje, hidrocentrali apo ndonjë vepre të madhe publike impresionuese, madje as edhe ndonjë model pasaporte biometrike, objekte aq të reklamuara para shqiptareve si zgjidhjet europianizuese e dyer-hapëse të BE-së. Dhurata simbolike që europiano-perëndimorët i dhuruan kryeministrave të Ballkanit ishte një "CD e vockël" me legjislacionin e BE-së. Ndoshta për t'i kujtuar politikanëve ballkanas, se rruga e gjatë për në Evropë kalon nga ligjshmëria dhe shteti i së drejtës dhe jo nga miratimi i ligjeve që janë të destinuar të ngelen vetëm në letër. Si ligji shqiptar për duhanin më të cilin u "tall pa të keq" evropiani i mirë Lohan! Por jo vetëm ai!