E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si nje shqelm bujarise se natyres

Natyra ka qene bujare duke lene minimumi nje korridor te hapur per te shkuar nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas. Nuk ka nevoje per tunele. Kete korridor e kane pershkuar me kembe e kane studiuar dhe perfshire ne projektin e rruges fushore Vaqarr-Baldushk- Paper inxhinieret dhe specialistet e shoqerise shqiptare Alba Constraction.


Qeveria dhe vete kryeministri Berisha e njohin kete projekt sepse e kane dhene njehere me koncension per ta bllokuar pasketaj arbitrarisht pa marre asnje pergjegjesi kur autoret gjeten financimin privat nga shoqeria e famshme italiane Serenisima.


Ky ishte i pari koncesion per ndertimin e nje rruge te re ne Shqiperi per te cilin u ofrua financimi - prova me e sigurt se perfaqesonte dhe perfaqeson zgjidhjen me te mire afatshkurter afatmesme dhe afatgjate per lidhjen e Elbasanit me Tiranen apo ne nje kuptim me te gjere per ti dhene jete korridorit te ri te Shqiperise se mesme si berthama e infrastruktures se re kombetare dhe nderkombetare ne Republiken e Shqiperise.


E kam theksuar disa here ne shkrimet e mia se po te ishte ruajtur kursi dhe ritmi fillestar i impenjimit te kryeministrit qekurse u njoh nga afer me kete projekt ne qershor te vitit 2008 sot ne mos nje autostrade te perfunduar do te kishim nga Vaqarri i Tiranes ne Paper te Elbasanit nje kantier te madh pune ku do te ishte duke marre forme nje veper madhore e ndertuar pa asnje qindarke nga shteti.


Kjo kohe ka humbur dhe nuk ka vlere ta qajme. Vete koncesioni eshte braktisur si procedure nga qeveria. Bashke me te edhe avantazhet dhe vlerat e tij te qarta. Kryeministri ka perqafuar variantin e rruges me tunele nga drejtimi i Qafe-Krrabes qe ai mendon ta ndertoje me financim nga buxheti i shtetit ose me kredi qe eshte e njejta gje ne thelb.


shte puna e tij se kush ia futi ne mendje kete variant shume te shtrenjte me njemije yckla qe ka gjasa tu lidhe kembet jo vetem qeverise aktuale por edhe asaj qe do ta pasoje dhe financave te shtetit ne pergjithesi.


Pa hyre ne hollesi te tjera ka qene dhe eshte e mjaftueshme nje prove e thjeshte per te kuptuar se drejtimi i Qafe-Krrabes eshte varianti me i papershtatshem prova eshte hedhja ne koncesion.


Asnje firme private qe i ben llogarite me parate e veta nuk eshte ofruar e nuk do te ofrohej per te ndertuar me koncesion kete variant.


Varianti i autostrades fushore pa tunel e ka mundur variantin e autostrades me tunel ne radhe te pare sepse per fushoren privatet vendosen te derdhin para. Ne ekonomine e tregut menyra e financimit eshte tregues i dores se pare per te diferencuar leverdishmerine e projekteve alternative.


Ka gjithnje shume pikepyetje per variantin e Qafe-Krrabes. Disa prej pikepyetjeve dolen ne pah me qarte se here te tjera gjate kesaj jave kur rruga Tirane-Elbasan dhe aksesoret e saj u diskutuan ne Komisionet Parlamentare dhe ne Keshillin Kombetar te Rregullimit te Territorit. Ketu nuk eshte fjala per pikepyetje te karakterit teknik per te cilat mund te flasin vetem ekspertet.


Fjala eshte per pikepyetje te karakterit te vendimmarrjes politike qe mbeshtetet ne vizionin e pergjithshem gjeostrategjik per infrastrukturen ne vleresimin dhe krahasimin e kostove distancave efekteve te zhvillimit apo menyrave te financimit mes varianteve te ndryshme ne vleresimin e nderlidhjeve vazhdimesive perspektives e tjere. Mbi kete baze zgjidhet varianti me i mire.


Diskutimet kete jave nxoren ne pah nje fryrje te re si tullumbace te kostos se pergjithshme nga 260 milione euro qe ishte ne qershor ne 320 milion euro pra 60 milion euro me shume. Nje fjale goje Vemendja ne Komisione u perqendrua te tuneli 22 kilometra i gjate dhe te ca tunele te vegjel qe ne total shkojne rreth 1 kilometer .


Ne komisionin e ekonomise u tha se tuneli do te kushtoje 110 milion euro Tenderi do te startoje qe kete vit me nje shume te paperfillshme sa per te ngulur gozhden.


Me tej qeveria do te kerkoje kredi nga bankat. Nese nuk gjen kredi do te rremoje ne arken e saj me sakte do te perpiqet qe nga vera e vitit te ardhshem te marre parate e projekteve te tjera per ti hedhur ne tunel. Peshku ne det tigani ne zjarr por politika qeveritare e anoncimeve bucet sikur vepra po behet. Sigurisht problemi nuk eshte garnitura propagandistike qe shoqeron keto vendime. Problemi eshte shuma kolosale 110 milione euro qe do te paguhet nga taksapaguesit shqiptare vetem per tunelin.


Dhe shuma tjeter 210 milione euro per autostraden. Nga do te dalin keto para Objeksioni i pare qe do te bente gjithkush qe ka sadopak njohuri per kete histori eshte ky Perse valle qeveria Berisha i bie me shqelm bujarise se natyres qe ka lene nje korridor te hapura per te shkuar nga Tirana ne Elbasan dhe anasjelltas Mire qe nuk do tua jape privateve po perse nuk e merr per ta shfrytezuar si qeveri korridorin qe ka bere Allahu


Perse i duhet rene malit perse duhet shtrydhur buxheti perse duhen futur ne borxh qytetare per te care malet kur natyra na thote kaloni lirisht nga kjo ane ketu qe nuk eshte me larg se nje vrap pele nga pjesa e zene me male


Argumenti qe perdor qeveria eshte distanca. Drejtimi nga Qafe-Krraba sipas qeverise eshte 35-37 kilometra nderkohe qe rruga fushore eshte 34 kilometra deri ne Paper por duhen edhe 14 kilometra te tjere per te shkuar nga Papri ne Elbasan. Mbi kete argument a thua se behet fjale per diferenca te konsiderueshme qeveria ka mbeshtetur mbrojtjen e varantin e saj shume te shtrenjte.


Mirepo argumenti i distances edhe nese ekziston per fare pak kilometra eshte siperfaqesor dhe madje mund te behet nul per arsyet e meposhtme.


Se pari parate per rrugen Tirane-Elbasan nuk hidhen thjesht per te lidhur dy qytete sepse ata te lidhura jane edhe me rrugen ekzistuese por mbi te gjitha hidhen per te krijuar nje korridor te madh zhvillimi te Shqiperise se mesme qe do te mundesoje transportin kombetar e nderkombetar nga Jugu ne veri nga Lindja ne Perendim dhe anasjelltas. Kjo autostrade nuk mund te perfundoje ne Sauk apo ne afersi te qytetit Studenti.


Me sakte nuk ka vlere te perfundoje aty sic parashihet ne projektin e qeverise. Kjo autostrade mund te jete funksionale vetem nese lidhet me akset perendimore dhe veriore nepermjet nje unaze te madhe qe do te fillonte te Ura e Farkes per shembull dhe do te perfundonte te kthesa e Kamzes ne nje gjatesi prej rreth 17 kilometrash. Pikenisja reale e cdo autostrade funksionale qe do te lidhte Tiranen me Elbasanin eshte kthesa e Kamzes.


Nga ky kendshikim gjatesia reale e autostrades se qeverise nuk eshte me tridhjete e shtate kilometra por mbi pesedhjete. Nese do te vihej ne relacion me Boshtin e Jugut nga krahu i Elbasanit gjatesia e saj do te rritej edhe me. Ne te gjitha variantet per tu bere funksionale autostrada me drejtim nga Qafe-Krraba eshte jo vetem me shtrenjta dhe me e veshtira por edhe me e gjate se fushorja.

Se dyti qeveria ka miratuar gjate javes edhe segmentin jugperendimor te se ashtuquajtures Unaze e madhe e Tiranes si derivate e rruges Tirane-Elbasan.


Ky segment mund te konsiderohet unaze e mesme por kurrsesi e madhe. Ai kalon ne lagjet e qytetit eshte nje mbivendosje e nje projekti me te hershem te bashkise. Kjo nuk ka rendesi.


Po a mund te mundesoje transportin nderkombetar nje rruge qe kalon neper qytet Sigurisht qe jo. E ashtuquajtura unaze e madhe qe nuk eshte hiq e madhe ne pjesen jugperendimore e shton edhe me tej konfuzionin qe karakterizon vendimmarrjen per rrugen Tirane-Elbasan.


Se treti nuk eshte e qarte a ka nje projekt teresor zbatimi apo po ecet me projekte pjesore si ne rrugen Rreshen-Kalimash. Opozita i ka mundesite ta marre kete informacion dhe te pengoje perseritjen e nje procedure te paligjshme.


Dyshimet kane lindur nga nje lloj kembengulje per te filluar me tunelin nderkohe qe nuk flitet per rrugen ku parashikohen te investohen 210 milione dollare.


Ne fakt duke perjashtuar dy tre kilometra rruge ne zonen e Farkes dhe ndonje gervishtje ne tunel buxheti i vitit 2011 nuk jep asnje garanci se rruga do te marre udhe. Edhe ato shuma parash qe do te hidhen andej-kendej ne segmente te shkeputura do te kene fatin te ngrijne ne nje veper qe do te kerkoje fonde pambarim per tu bere funksionale.


Por ethet per te hapur tunelin do te vine duke u shtuar edhe per faktin se tunelet mundesojne pune te maskuara qe jane nje miniere ari per spekulantet dhe hajdutet.


Nuk eshte per tu shperfillur opinioni i shume specialisteve se tuneli eshte fusha manjetike qe ka terhequr vendimmarrjen nga drejtimi i qafe Krrabes. Nderkohe qe nena natyre na ka lane nje shteg te hapur me bujarine e saj.


Ne keto kushte ndersa nuk i ka gjetur gjate ketij viti dhe ska perse ti kerkoje me tej gjithe ato para kryeministri do te bente mire ta mbyllte kapitullin e luftes me malet dhe te kthehej nga varianti i zotit.


Le ta financoje me parate e buxhetit variantin fushor qe u hoqi koncesionareve. Do ti kursente vendit minimumi mbi njeqind milion euro. Dhe do te kishim nje autostrade nderrajonale dhe nderkombetare njekohesisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›