E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prej Gutenbergut te Zuckerberg

Andy Warhol tha dikur Ka me ardh dita kur kushdo ka me pase 5 minutshin e tij te fames. Lidhja e Facebook me cdo link ban te mundun me kapercye lehtesisht nga nji kanal ne nji tjeter. Rezultati kujtesa e botes ne dore ne pese minuta.


Mark Zuckerberg krijuesi gjenial i rrjetit fenomenal Facebook para pese vitesh kur e nisi lojen e tij kishte fillimisht vetem 12 miq karriera asht e ngjashme me ate te Mesise me dymbedhete apostuj por iu desht shume ma pak kohe vetem mbas pese vitesh ka 500 milion ndjekesa.


Ne filmin The social network te regjisorit David Fincher qe i asht kushtue Zuckerberg dhe Facebook personazhi ne fund asht krejt i vetmuem ashtu si e nisi. Tue pa sesi po perdoret shpikja e tij ai dyshon se mos i ka fute njerezit ne Faceburg. Ne torturat e vetmise pasunise e pushtetit ndoshta thote me veti Fali Zot se nuk dine cka shkruejne.


Zanafilla


Kur u shpik shkrimi kujor pesemije vjet ma pare maja e kallamit qe shkruente mbi pllakat e baltes kishte formen kujit prej sumerve tane bota rreth tyne duhet te kete qeshe me te madhe ka jane keto marrina Pse duhet me i shkrue fjalet qe flasim perdite Por gjithsesi shkrimi mori udhetimin e tij te gjate e te pandalshem ne tana format.


Ligjet llogarite dhe historite nisen me u shkrue kujtesa u hodh nder pllaka baltet papiruse lekura kafshesh e ne fund nder rrotulla letret.


Keshtu kadale njerezimi krijoi nji krye te vetin nji kujtese e cila nuk reshti se pasunuemit me majen e pendes edhe pse kjo kujtese prape u perdor vetem prej pakices prejse nuk kishte kushte e as arsye me u perhape ma ndej.


Gutenberg


Kur Gutenberg futi ne Europe shtypshkrimin prej Kinet dhe librin modern gjuha e librave ishte latinishtja e greqishtja te dyja gjuhe liturgjike. Me shtypjen e Bibles Gutenberg ne latinisht 1450-1456 - Bibel ne greqisht don me thane Libri - nisi nji ere e re. Asokohe librat kopjoheshin me dore kopjet e librave ishin te pakta per kete arsye kane humbe shume doreshkrime te vjetra.


Tekstet fetare u ruejten prej pushtetit te klerikeve dhe nevojes me u recitue mbajtja permendsh asht e pamundun pa llogarite faktin se ne menyre gojore lutjet gjate koheve pesojne ndryshime. Fale punes se devotshme te murgjve u kopjuen librat e filozofise antike por kjo nuk mjaftonte.


Tashma me shtypshkrimin ne kohen kur autoriteti fetar po dobesohej dhe ai borgjez po rritej njerezimi filloi me rikujtue e shtype cdo gja monopoli gjuhesor e tematik u shperba. Gjuhet lokale nisen me pervijue kombet e ardhshme.


Mendjet te ndrituna te kohes kur u shpik shtypshkrimi duhet te kene qeshe me vedi tue thane ka jane keto marrina Pse duhet gjithkush me shumefishue kaq shume libra Megjithate libri dhe gjuhet vazhduen rrugen e tyne ashtu si edhe shkrimi dikur sepse nevoja per zgjanimin e kujteses dhe perdorimin popullor te saj ishte po aq e madhe sa nevoja per identitet. Gjithcka nisi me ndryshue nji shpikje e vogel pasoi ndryshime te medha.


Kujt ia merrte mendja se njerezimi ishte kaq i uritun me dite e me njohte veten. Shpite botuese geluen lexuesat po ashtu letersia dhe gjuhet mbrriten majat. Ne vitin 1990 njerezimi erdhi me shpinden plot revolucione luftna keqkuptime por nevoja me dite ishte prape e madhe.


Zuckerberg


Keto njizet vjet ka fillue nji ere e re ne komunikim ajo virtuale e tane kujtesa po futet virtualisht ne hapesine ne nji menyre te re e gjithsesi por me nji stil te vjeter. Shkrimi mbetet serish mjeti i njerezimit me kujtue. Shpikja e re mbrenda internetit rrjeti Facebook si rastesisht e ka prape mbrende fjalen liber book nanglisht d.m.th liber.


Nga ana tjeter fjala Berg vjen prape ne mbiemen te shpikesit Mark Zuckerberg - berg ne gjermanisht d.m.th maje e nji naltesie gjeografike - edhe ky nji mbiemen gjerman ashtu si Gutenberg.
Per argetim sic gjithnji ndodhin shpikje te tilla tue dashte me u vu ne lidhje me miqte e tij ai krijoi nji makine qe miqesoi tane boten ma sakte kedo qe ka nji kompjuter dhe internet.


Sot FB ofron nji profil pa pagese ku mund te futet mbrende kujtesa e gjithsecilit. Tash u vertetue ajo qe Andy Warhol tha dikur Ka me ardh dita kur kushdo ka me pase 5 minutshin e tij te fames. Lidhja e Facebook me cdo link ban te mundun me kapercye lehtesisht nga nji kanal ne nji tjeter.


Rezultati kujtesa e botes ne dore ne pese minuta.
Radiot televizionet kompanite kinematografike shpite botuese revistat e gazetat politika po futen ne FB dashje pa dashje sepse aty jane njerezit. Monopoli i komunikimit ka marre fund. Duket se gjithkush sot me pak mjete ne perdorim mundet me pase ndermarrjen e vet komunikative modeste e njikohesisht me kene konsumator i te tjerave.


Kur Facebook u shfaq shume prej nesh kane thane ka jane keto marrina Pse duhet qe gjithkush me pase shpine e vet botuese gazeten etj. Por kur vershojne 500 milione njerez situata merr nji pamje tjeter krejt ma serioze. Muhamedi ka pase thane Kerkojeni dijen qofte edhe ne Kine.


Edhe pse nji pjese e madhe e perdor internetin per argetim dihet se argetimi asht nji nevoje njerezore ne cdo epoke mandej roli i mesimit e dijes vjen ma vone. Edhe rrota per here te pare asht perdore si mjet zbukurimit mandej e vuni boten ne levizje. A asht ky nji revolucion qe ka nise miqesisht ne te cilin individi burgos kohen e vet Faceburg Po a nuk burgosim gjithandej pjese te kohes sone


Cili do te jete roli i shkolles Me mesue cilsat e dijes dhe edukates Dekalogun e Moisiut Mos vrit mos vidh mos rrej mos fyej mos tradhto etj.. Tash qe publikja asht shtri ne virtualen problemet mbeten te njajta si me publiken reale e ate mediatike por nevoja e madhe e njerezimit me dite e me nderveprue ka me krijue patjeter rregulla.


Nevoja per zgjanimin e hapsinave te demokratizueme te komunikimit publik ka me ndikue patjeter shume shpejt edhe ne demokratizimin e hapsinave publike reale e mediatike ndoshta revolucioni po fillon prej poshte nalt.


Demokracia si ide nuk resht se prodhuemi forma dhe hapsina paqsore edhe pse shpesh te shperlame te cilat ne vetveti nuk kane ndonji kuptim te madh por sa i perket cmonopolizimit te opinioneve publike munden me ndryshue me pak kosto dicka qe kerkon shume kosto kohe e dhune te panevojshme.


Per fat kthimi te fjala liber dhe te shkrimi ne keto hapsina megjithese shpesh paraqitet si mediokritet po e con kujtesen njerezore dhe publiken e saj drejt nji rruge te drejte ku te tane munden me mesue shpejt. Tue shkrue njeriu reflekton perpunon dhe ka mundesi me u veterregullue edhe pse ndodh shpesh me u vetizolue sepse shkrimi asht i lidhun me te menduemin.


Iceberg


Po ashtu si ajsbergu edhe shoqnia pjesen e vet publike te jashtmen e ka krejt ma te vogel se ate private te mbredshmen. Kjo nuk ka me ndryshue kurre por mundet me thane se pjesa e jashtme asht edhe pika e referimit per te mbrendshmen. Qytetnimet te cilat jane bazue mbi shkrimin kane mberrite me u transformue me u reformue permiresue e mbijetue.


Problemi mbetet ai i vjetri dhe i njajti sic e pat evokue Jezu Krishti dy mije vjet ma pare Para se me nderrue mbretnite duhet me nderrue njerezit. A thue sfida ma e madhe e njerzimit vazhdon me kene mesimi i dekalogut te Moisiut


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›