Pentagoni heton kontratat e tregtise se armeve
Por, hetime per tregtine e armeve midis kompanise AEY dhe ndermarrjes shteterore MEICO kane nisur edhe nga Pentagoni, FBI dhe Kongresi i SHBA-ve menjehere pas artikullit te botuar ne gazeten "Nju Jork Times", dite me pare. Kongresi kerkoi deshmine e Diverolit per cilesine e fishekeve, cmimin dhe kontratat e realizuara, pasi dyshohet per 50 te tilla qe i ka perfituar me statusin e minoritarit. Me daten 11 prill, gjate verifikimeve te kryera e dokumentacionit, senatori Xhon Kerry kerkoi hetim te te gjitha kontratave, ndersa me 17 prill, Efraim Diveroli do te japi sqarime rreth kontratave me Ministrine e Mbrojtjes dhe cilesise se dobet te fishekeve. Keto sasi armesh ne kontraten 10 milione dollare pritet qe te mesohet se ne cilen rruge kane shkuar ne Afganistan dhe nese kushtet e Pentagonit jane plotesuar nga firma AEY, pasi nuk jane kerkuar fisheke kineze. Diveroli do te shpjegoje perse ka ndryshuar nenkontraktor dhe nese eshte bere ndonje pazar ne lidhje me cmimin e blerjes dhe te shitjes. Nderkohe qe, do verifikohet edhe licenca e tij si biznes ne tregtine e armeve dhe zbatimi i kontratave te meparshme. Deri tani, 22-vjecari nuk ka dhene asnje deklarate zyrtare rreth akuzave te ngritura dhe pritet 17 prilli per te zbuluar misteret e kontrates.