Letër e hapur: Ndal, ndëshkimit kolektiv urbanistik ndaj banorëve të Njësisë Bashkiake Nr. 8, Tiranë
Drejtuar: Kryeministrit, z. Sali Berisha, Kryebashkiakut, z. Edi Rama, Kryetarit të Njësisë Bashkiake Nr. 8, z. Arben Tafaj
Ju bëjmë me dije se, shumica e banorëve të interesuar të Njësisë Bashkiake Nr. 8, Tiranë, pasi u njoh me Projekt Planin Rregullues të kryeqytetit, konstatoj me keqardhje, se në territorin e kësaj njësie, parashikohet ndërtimi i vilave kryesisht 2-3 katëshe. Mendojmë se ky konceptim urbanistik për lagjen më të varfër të Tiranës autoktone, është absurd dhe i paragjykuar. Tashmë që familjet tona u shumuan, ndërsa banesat e vjetra 1m 2 apo 3- katëshe mbizotëruese në këtë territor, që përbën zemrën e dytë të Tiranës, po degradohet, ne nuk jemi në gjendje të tillë ekonomike, aq më tepër, kur kjo nuk i intereson asnjë investitori të ndërtues, për ndërtime të ulëta. Territori i Njësisë Bashkiake Nr. 8, aktualisht i zënë me plot pallate shumëkatëshe dhe vetëm me 8 apo 10 shtëpi muzeale, nuk mund të krahasohet me ndonjë park arkeologjik, apo me ndonjë fshat turistik, ku vilat 2-3 katëshe do të ishin mbizotëruese. Të shqetësuar nga ky konceptim diktatorial e autoritarit, që nëpërkëmb të drejtat tona për të ndërtuar në bashkëpunim me firmat ndërtuese pallatet shumëkatëshe (me vullnetin e lirë të banorëve), në përputhje me normat urbanistike; Ju drejtohemi me kërkesën që: 1- Të rishikohet, në përputhje me kërkesat tona ekonomike të mjerueshme dhe nevojat afatshkurtra dhe perspektive të mprehta për strehim, Pr. Pl. Rr, për njësinë Nr. 8. 2- Të zhbllokohen urgjentisht lejet e ndërtimit të pallateve të pa miratuara nga Bashkia e Tiranës për njësinë tonë bashkiake. 3- Të mos lejohet miratimi i Pr. Pl. Rr, që krijon artificialisht precedentin e konflikteve ndërfamiljare ndërmjet shumicës së varfër, që është e interesuar për ndërtim pallatesh dhe një pakicë e vogël e pasur, që janë të interesuar për vila (siç është rasti im me tim vëlla). Kemi përshtypjen, se ky Pr. Pl. Rr. Ka synime të qarta politike të vetë kryebashkiakut, i cili ka një urrejtje patologjike dhe ndjesi hakmarrëse primitive për shumicën e banorëve të Njësisë Bashkiake Nr. 8, që asnjëherë nuk e kanë votuar për forcën politike që përfaqëson z. Edi Rama. Me këtë Pr. Pl. Rr., z. Edi Rama, synon në thelb, të ndëshkojë kolektivisht në pikëpamje ekonomike si dhe në pikëpamjen e zhvillimit të logjikshëm të banorëve me bindje politike të djathta dhe të majta, por edhe të atyre që qëndrojnë përtej të majtës dhe të djathtës, siç shprehet në filozofinë e tij surrealiste z. Edi Rama.
Me respekt: Prof. Ass. Dr. Hiqmet Gonxhe