Leter e hapur drejtuar Kryeministrit Berisha
Per dijeni
Ministrit te Arsimit dhe te Shkences z. Myqerem Tafaj
Agjencise Publike te Akreditimit te Arsimit te Larte
Komisionit per Mbrojtjen e Konsumatorit prane METE
Te gjitha organeve te mediave te shkruara dhe elektronike
I nderuar z. Kryeminister
Ne cilesine e themeluesit dhe dekanit te Fakultetit te Drejtesise te Universitetit Justiani I ju drejtohem Ju per sa me poshte vijon
Nga ana e perfaqesuesit te UET Universiteti Europian i Tiranes prej shume ditesh eshte duke u zhvilluar nje fushate publicitare ne te cilen pretendohet se ai Universitet ofron studime te ciklit te trete te Doktoratures ne disa drejtime. Me shkresen tone te dates 08.09.2010 i jemi drejtuar atij institucioni duke Ju vene edhe ju ne dijeni per nderprerjen e menjehershme te cdo lloj reklamimi perfshire spotet publicitare citylights broshura gazeta etj. Me gjithe reagimin e menjehershem te organeve ne vartesine Tuaj ku permendim shkresen e dates 08.09.2010 te MASH drejtuar te gjitha Universiteteve Private serish ne menyre te perseritur dhe te vazhdueshme pa asnje lloj nderprerjeje nga ana e UET eshte vazhduar me publikimin e te njejtit spot mashtrues publicitar mund te shihni edhe gazetat e djeshme MAPO Panorama etj.
UET jo vetem qe duhet te kishte hequr urgjentisht te gjitha format e publicitetit por me e pakta kishte per detyrim ligjor e moral qe te pergenjeshtronte nje gje te tille para opinionit publik. Cili eshte ky njeri z. Kryeminister qe guxon te firmose ne vendin Tuaj dhe te Administrates ne vartesine Tuaj perpara se nje gje te tille ta beni Ju duke ju vene Ju dhe publikun shqiptar perpara faktit te kryer
Nese per kete njeri Universiteti eshte nje hobi per mua dhe per shume kolege te mi te nderuar te Universiteteve te ndryshme publike dhe private krijimi dhe funksionimi i nje universiteti privat eshte realizimi i nje endrre qe Ju dhe qeveria Juaj na i mundesoni eshte perfeksioni ne profesionalizmin e reaguar eshte vete jeta jone.
Te mashtrosh publikun ne kete menyre te perseritur e sidomos per nivelin me te larte qe eshte ai i Doktoratures e me se shumti duke sfiduar direkt autoritetin Tuaj e te tere Administrates qe Ju drejtoni vetem perfaqesues i nje universiteti nuk mund te jete.
I nderuar z. Kryeminister
Duke Ju kerkuar ndjese per kohen Tuaj denoncojme kete njeri Henri Cilin dhe institucionin qe ai perfaqeson per paligjshmeri te tejskajshme ne veprimet e tij dhe kerkojme nga ana e juaj per sa me siper te merren masa te menjehershme si autoriteti me i larte ne vend .
Dr. Adnor Shameti