E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzike per trupin dhe mendjen

Shtate notat na ndihmojne qe te rritemi te shendetshem

Sipas studiuesve te shkencave muzika i ndihmon te vegjlit te komunikojne nxit te mesuarin kur jane femije dhe ndihmon te arrijne me shpejt moshen madhore. Nuk ka rendesi nese behet fjale per nje kenge rrep te Eminemit apo nje simfoni te Bethovenit. Mjafton te shihni reagimet e nje foshnje te sapolindur per te kuptuar se ekziston nje lidhje e padukshme mes njeriut dhe ritmit. Ja si zhvillohet ajo me kalimin e viteve

Ekziston nje lidhje e forte dhe ende misterioze qe lidh muziken me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Perse valle muzika mund te na shqetesoje ose te na qetesoje te na shtyje drejt nje agresiviteti apo te na nxise drejt nje dashurie Ne cmenyre muzika mund te kete efekte terapeutike dhe te qendroje perkrah terapive psikiatrike te suksesshme Vetem prej pak vitesh shkenca vecanerisht neuroshkenca i eshte dedikuar kuptimit te fenomeneve qe lidhen me degjimin e muzikes. Pikerisht zbulimet e fundit tregojne se muzika dhe shkenca kane lidhje me njera-tjetren.

Sensi i te sapolindurve per muziken

Femijet lindin me nje prirje muzikore pra kane nje ndjenje te lindur. Disa ore pas lindjes jane ne gjendje te njohin tingujt nderkohe qe muzika klasike aktivizon disa hapesira te kores degjimore ne hemisferen e djathte. Sensi i te sapolindurve per muziken behet i dukshem qe ne ditet e para te jetes te qarat e tyre shprehen me te bertitura dhe tingujt qe riprodhojne sipas disa eksperteve jane njesoj si ato qe degjonin kur ishin brenda barkut te nenes. Foshnjat jane te prirura ta thithin ngadale muziken. Ato nxjerrin tinguj dhe ne kete menyre komunikojne me nenen dhe njerezit e tjere qe i rrethojne. Kete fenomen psiko-biologet e quajne muzikalitet komunikues.

Ndihme per tu rritur

Komunikimi i pare i bebes me nenen ndodh permes nje lloj kendimi nje melodi e vjeter dhe misterioze por qe eshte e njejte per te gjitha kulturat e botes. Nena dhe femija lidhen me njeri-tjetrin permes ketyre dueteve muzikore te cilat e pergatisin trurin e bebes te ndjeke ritmet dhe gjuhen e se emes. E megjithate kjo eshte vetem njera ane e medaljes. Sipas psikologes Maya Gratier dhe psikiatres Gisele Apter-Danon femrat e prekura nga crregullimet e personalitetit ose depresioni mungojne ne takimin muzikor me te vegjlit e tyre nuk arrijne te lidhen me ta dhe kjo gje mund te ndikoje negativisht te femija kur te rritet.

Femrat e depresionuara u ofrojne bebeve nje meny muzikore me te larmishme por zeri i tyre nuk eshte shprehes ka ton te ulet eshte pa ritem dhe pa ngjyra. Por pavaresisht kesaj foshnjat kane shume burime dhe kerkojne ndihme per tu lidhur me persona te tjere te cilet dine ta permbushin kete bashkebisedim me kenge qe eshte jetesor per zhvillimin e tyre.

Te mesosh nje gjuhe Eumlshte me e lehte me muzike

Sipas disa studimeve degjimi i muzikes nuk ju ben te zgjuar nderkohe qe te krijuarit muzike po. Ti biesh nje vegle muzikore ndihmon ne permiresimin e levizjeve te trupit arrin te dallosh me mire notat dhe te njohesh sinjalet zanore nga zhurma permireson aftesite gramatikore si muzika ashtu edhe gjuha kane nje sintakse te tyren mesimin e gjuheve dhe kuptimin e domethenies se fjaleve arrin te ndash nje pyetje nga nje urdher. Krijimi i muzikes zhvillon koren degjimore dhe zonat cerebrale te perfshira ne kontrollin e levizjeve. Gjithashtu muzika ndihmon femijet qe kane probleme me gjuhen qe te permiresojne performancen e tyre. Degjimi pasiv nuk zhvillon ndonje funksion eshte njesoj si te shikosh atletike ne televizor por qe ve muskuj.

Muzika ne kohen e njeriut te Neandertalit

Muzika i ka rrenjet e thella. Nuk dihet ende se kur nje paraardhes i yni ka kenduar melodine e pare te historise dhe ka prodhuar tingujt e pare duke goditur guret ose shkopinjte. Por ne dime se kur jane shpikur instrumentet e para muzikore. Me i vjetri daton para 40 mije vjetesh. Eumlshte nje flaut i bere me kocken e nje grabitqari. Muzika ka nje domethenie te madhe sociale dhe kulturore. Qe nga lashtesia e ka shoqeruar njeriun ne ritet e shenjta beteja e luftera te ndryshme. Po ashtu muzika ndihmon shamanet te cilet komunikojne me boten shpirterore.

Muzika ndez fitilin e emocioneve

Muzika degjohet me veshe por i flet shpirtit. Te gjitheve u ka ndodhur te mallengjehen ndersa degjojne nje melodi te trishtuar te nderhyjne ne nje kenge dashurie ose te nxehen me fqinjin qe ben te dridhet pallati me muziken e tij heavy metal me volumin e ngritur deri ne qiell. Perse-ne na e shpjegojne neuroshkencetaret. Muzika nxit disa zona te ndryshme te trurit madje eshte si baruti qe ndez shume hapesira perfshi edhe ato pergjegjese per emocionet kujtesen kontrollin motor dhe gjuhen. Asnje stimul tjeter ne bote nuk arrin ta aktivizoje trurin ne kete menyre. Nje kenge mund te provokoje emocionin e puthjes se pare ose kenaqesine e nje udhetimi ne nje vend te larget. Muzika na nxit te kercejme te kendojme te ndihemi mire. Ajo eshte njesoj si cokollata dhe seksi.

Te sherohesh me shtate notat

Muzika te sheron shpirtin dhe trupin. Kete nuk e thone vetem poetet. Personat me Alzhajmer arrijne te fiksojne shpejt tekstet e kengeve. Permes muzikes mund ti ndihmosh te marrin informacione praktike te vlefshme per aktivitetet e perditshme. Edhe pacientet e prekur nga iktusi damllaja kur degjonin dy ore muzike ne dite shfaqin rezultate te mira ne testet e gjuhes dhe ishin me pak te trishtuar. Degjimi i muzikes para nje nderhyrjeje kirurgjikale ul ankthin e pacienteve. Pacientet qe vuanin nga semundjet e renda respiratore kur i nenshtroheshin nje testi muzikor pas tete javesh shfaqnin shenja permiresimi.

Duke shfrytezuar efektin e muzikes ne qendrat e rehabilitimit disa shkencetare po perpiqen te gjejne terapi muzikore per te trajtuar shqetesimet e ndryshme si depresionin dhe ankthin te shkaktuara keto nga stresi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›