E Diel, 1 Nëntor 2026

Pasaportat e reja opozita mim i larte per emigrantet

Ngrihen pika ne Greqi dhe Itali. Debat ne Komisionin e Ligjeve. PS e abstenon

Parlamenti do te miratoje kete te enjte projektin e qeverise per hapjen e kater zyrave te aplikimit per pasaportat biometrike ne dy shtete si Italia dhe Greqia per emigrantet shqiptare. Edhe per kete ceshtje demokratet dhe socialistet nuk kane gjetur paqe mes njeri-tjetrit ne Komisionin e Ligjeve duke u perplasur tek cmimi i ketyre pasaportave ne rast se terhiqen jashte kufijve te Shqiperise. 90 euro do ti kushtoje cdo emigranti ne Itali dhe Greqi pajisja me pasaporte biometrike pa qene nevoja per tu kthyer ne atdhe. Te dhenat e tyre do te kalojne me poste diplomatike ne Tirane dhe pas dy javesh po me poste do te marrin pasaporten. Projekti do te shtrihet dhe ne shtete te tjera dhe sipas zevendesministrit te Brendshem Ferdinand Poni nuk do te kete kosto per vendin. Nuk mbulohet me kostot paraprake por qe te fillonte te levizte ky projekt donte 56 mije euro. Ka ngelur ne kontrate me efektin e rimbursimeve nese do te dalin me humbje. Eumlshte plotesisht e realizueshme tha Poni. Por deklarata e zv/ ministrit duket se nuk i ka bindur socialistet te cilet abstenuan ne komision por konfirmuan voten pro ne seance nese rishqyrtohet cmimi. Sot po mbetemi me nje abstenim me shpresen qe nese ju do te jeni te qarte ne Kuvend mund ta votojme pozitivisht tha Fatmir Xhafa. Vetem nga nje llogari e thjeshte e bere ne nje vit ky biznes del 40 milione euro. Njemije per cdo muaj 12 mije here 85 pa TVSH - 40 mije euro te cilat ia faturojme shqiptareve tha Damian Gjiknuri.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›