Testim per te provuar cilesine e studenteve te rinj
Dy dite me pare kane nisur regjistrimet e fituesve ne te gjitha universitetet publike. Bazuar ne rregulloren e MASH-it pritet qe afati i tyre te skadoje diten e diel. Nje nga fakultetet qe ka nje numer te konsiderueshem kandidatesh eshte ai i Gjuheve te Huaja. Dekania e ketij fakulteti Klodeta Dibra u shpreh se ka fluks preferencash per degen e anglishtes edhe per kete vit por per cilesine e studenteve do te vendosin vetem testet qe do te zhvillohen me fillimin e vitit te ri akademik 2010-2011. Gjate viteve te meparshme sipas Dibres ky fakultet ka pasur cilesi shume te dobet te studenteve te rinj. Dega e cila ka nje cilesi me te mire lidhet gjithmone me pikavarazhin por nuk mund te flas per cilesine e njohjes se gjuhes. Ne kemi disa vite qe kontingjenti i studenteve eshte shume i dobet. Kemi nje testim per studentet ne menyre qe ata qe kane probleme me gjuhen te mund te pershpejtohen per sa i perket mesimit te gjuhes tha dekania e Fakultetit te Gjuheve te Huaja. Krahas cilesise se studenteve Dibra pohoi se kapacitetet per mesim apo ambientet e tjera si biblioteka apo laboratore vazhdojne te jene te pamjaftueshme.
Ne jemi te kushtezuar gjithmone nga mjediset pra nga numri i sallave i vendeve ne biblioteka apo qendra interneti. Ka njefare rritjeje ne perqindje po e marr ne te pergjithshmen. Nuk e rrisim dot me shume sepse ne bejme mesim deri ne oren 2030 tha Dibra. Kete vit te ri akademik sipas perfaqesuesve te Ministrise se Arsimit pritet te ulen ne auditore rreth 11 studente me shume krahasuar me nje vit me pare.