Letër me helm në adresë të një senatori amerikan

Autoritetet amerikane thonë se një letër e dërguar në zyrën e një senatori në Shtetet e Bashkuara, ka dalë pozitive për përmbajtje ricini, nga testet preliminare që janë zhvilluar.
Letra i është adresuar senatorit Roger Ëicker, republikan nga Mississippi. Zyrtarët thonë se letra mbante pullën postare të Memphisit, në Tennessee. Askush nuk ka pësuar lëndime nga substanca që është gjetur në letër.
Ekspertët thonë se ricini mund të shkaktojë vdekje te ata që e nuhasin ose përtypin këtë substancë.
E gjithë posta që dërgohet në adresë të Kongresit të Shteteve të Bashkuara testohet, pas sulmeve terroriste të shtatorit të vitit 2001, duke qenë se një numër letrash, që përmbanin substancën vdekjeprurëse antraks, ishin gjetur në kutitë postare të ligjvënësve amerikanë./Indeksonline/