Nuhi Uka, i përfshirë në skandalin e "Medicus-it"

Klinika “Medicus” kishte lëshuar fletëgaranci të rrejshme se kinse pacientët jashtë Kosovës po vinin këtu për konsultime urologjike dhe në ato garanci, sipas prokurorit, nuk përmendej transplantimi. Sipas prokurorit, këto garanci janë vërtetuar nga Gjykata Komunale e Prishtinës në atë kohë me kryetar Nuhi Ukën, shkruan KosovaSot.
Janë dashur më shumë se pesë orë prokurorit special të EULEXit, Jonathan Ratel, të martën për të paraqitur faktet e Prokurorisë kundër shtatë të akuzuarve të rastit “Medicus”, urologut Lutfi Dervishi, djalit të tij Arban Dervishi, kirurgut Driton Jilta, ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë Ilir Rrecaj, si dhe anesteziologëve Sokol Hajdini, Sylejman Dulla dhe Islam Bytyqi./Indeksonline/