E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, sekuestrohet një karburant për mosshlyerje të kredisë

TIRANE-Një karburant është sekuestruar nga zyrat e përmbarimit per shkak se biznesi nuk ka shlyer kredinë ndaj një banke.

Aksioni nisi sot në zonën e ‘Ali Demit’ në Tiranë tek karburant ‘RIRA’, në pronësi të Xhevdet Rirës. Mësohet se pronari Rira ka marrë një kredi tek Banka ‘Societe General Group’ dhe nuk ka mundur ta shlyejë. TVNews24 mëson se Banka i ka dhënë Xhendet Rirës një vit afat për shlyerje të pagesave të prapambetura, gjë që nuk ka ndodhur.
Përmbarimi privat sot ka kryer kasionin për lirimin e ambienteve të karburant ‘RIRA’.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›