E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i Shqipërisë telegram ngushëllimi homologut turk

Kryeministri Berisha i shprehu sot ngushëllimet Kryeministrit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan për viktimat e tërmetit në Anatolinë Lindore. Përmes një mesazhi ngushëllimi, kreu i ekzekutivit shprehu keqardhjen e thellë për tërmetin që ra në Anatolinë Lindore, si pasojë e të cilit humbën jetën disa dhjetëra qytetarë të vendit tuaj dhe u shkaktuan dëme të tjera materiale. “Më lejoni që, në këtë çast hidhërimi, t’Ju shpreh, në emrin tim e të qeverisë shqiptare, si dhe në emër të të gjithë shqiptarëve, ngushëllimet më të sinqerta e ndjenjat e solidaritetit njerëzor, për këtë humbje të madhe, jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për qeverinë e kombin tuaj”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit dërguar nga Sali Berisha, homologut të tij turk.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›