E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode: Rritja jonë ekonomike për 2009, më e larta në Europë

TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode, ritheksoi sërish të martën se Shqipëria mbeti jashtë vorbullës së krizës globale ekonomike dhe financiare.
"Më vjen mirë që FMN konstaton faktin që gjatë vitit 2009 situata u menaxhua me sukses me masa të përshtatshme, me stimuj fiskalë dhe buxhetorë, që mundësuan një rritje ekonomike 3 % tashmë e konfirmuar dhe që rezulton ndër më të lartat në të gjithë Europën e që përbën një bazë të mirë për program ambicioz në vitet në vijim", deklaroi ministri Bode përkrah përfaqësuesit të misionit të FMN-së, Gerwin Bell dhe Guvernatorit të Bankës së Shqiprëisë, Ardian Fullani.
Në konferencën e përbashkët, Bode konfirmoi se pas goditjeve të forta, ekonomia botërore po rikthehet në rritjen e saj më të moderuar se para krizës.
"Në këto kushte, për zhvillimin e ekonomisë reale duhet t'i rikthehemi themeleve më të shëndosha për të mundësuar një perspektive më të sigurt, si dhe të rivendosim një ekuilibër të ri në parametrat me të përshtathsme, pasi bota e pas krizës nuk është më e njëjtë", deklaroi ministri Bode.
Përsa i përket amnistisë fiskale, ministri Bode u shpreh se ende jemi në fazën e dëgjimit të kërkesave të biznesit, pasi kjo është një iniciativë e tij dhe jo e qeverisë.
"Ajo që mund të them është se do të jetë një hap që do të dëmtojë sa më pak psikologjinë e korrektësinë në pagimin e taksave", tha Bode.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›