PE diskutoi liberalizimin e vizave për Shqipërinë
STRAZBURG- Sot në Parlamentin Evropian në Strasburg është zhvilluar debati lidhur me heqjen e regjimit të vizave për vendet e zonës Shengen për qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjë-Hercegovinës. Lajmi bëhet publik në agjencinë “Europa e Lirë”. Vërejtjet e europarlamentares Fajon, për mënjanimin e cdo pengese në lidhje me liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjen kanë marrë mbështetjen e eurokomisioneres për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom
Debati kishte në qendër diskutimin dhe ndryshimet në rregulloren për Konventën e zbatimit të Marrëveshjes Shengen, ndërsa eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom ka rënë dakord për të mënjanuar çdo pengesë të panevojshme në lëvizjen e lirë.
Gjatë ditës çështja e liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën do të jetë në qendër të takimit të europarlamentares Fajon me eurokomisionerin për zgjerim Shtefan Fule.
(m.a/BalkanWeb)