Leterme: Dilni nga kriza, dialog në Parlament
Kryeministri Belg, Ivs Leterm shpreson në zgjidhjen sa më të shpejtë të krizës politike në Shqipëri, si dhe shpreh mbështetjen e vendit të tij për procesin integrues të vendit. Gjatë një takimi në Bruksel me kryeministrin shqiptar, Sali Berisha, Leterme, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës së Bashkimit Europian tha se shpreson që liberalizmi i vizave me Shqipërinë të bëhet brenda vitit.
“Insistojmë në funksionimin e institucioneve, vecanërisht respektin e ligjit dhe legjislacionit. Ne inkurajojmë që të gjitha grupet politike të dalin nga kriza politike, dhe të vijojnë dialogun në Parlament”, tha Yves Leterme, kryeministri i Belgjikës.
“Qëndrimi i qeverisë shqiptare ishte në respekt të plotë ndaj opozitës, ligjeve dhe Kushtetutës së vendit. Jam gati të implementojmë gërmë për gërmë rezolutën e Parlamentit Europian, që është një dokument i rëndësishëm”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Të dy kryeministrat nënshkruan një marrëveshje mbi transferimin e personave të dënuar. Gjatë vizitës në Bruksel, Berisha do të pritet në takim nga Presidenti i Dhomës së Përfaqësuesve zAndré Flahaut dhe zv/presidenti i Senatit Armand De Decker. Në përfundim të takimit Kryeministri Berisha do të firmosë në librin e artë të Parlamentit.
Anisa Braho < I mëparshmi