E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kartat e identitetit, prioritet ata që s" kanë pasaportë

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka komunikuar sot nëpërmjet një deklarate për mediat, ndryshimin e vendimit për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti. Qeveria ka shtyrë deri më 15 prill afatin për pajisjen me karta të qytetarëve që nuk kanë pasaporta 10-vjecare. 

TIRANE- Qeveria shtyn deri më 15 prill afatin për pajisjen me karta të qytetarëve që nuk kanë pasaporta 10-vjecare por vendos penalitete për moszbatuesit. Vendimi përshendetet nga PS ndërkohë që fillimi i javës mbyll afatin për pajisjen me karta për ata që kanë aplikuar 2 javë më parë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme ka komunikuar sot nëpërmjet një deklarate për mediat, ndryshimin e vendimit për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti.
“Duke pasur parasysh se dokument i vlefshëm për votim do të jetë edhe pasaporta aktuale për udhëtim jashtë shtetit, prioriteti për aplikimin për letërnjoftime elektronike do t’u jepet shtetasve që nuk zotërojnë pasaportë”-ka bërë të ditur zëdhënësi Konja.
Duke theksuar ndryshimet e bëra për shtetasit, të cilët janë të detyruar të pajisen me letërnjoftim, ata që janë mbi moshën 18 vjeç në datën 28 Qershor 2009 dhe nuk disponojnë pasaportë, duhet të paisen me letërnjoftim deri më 15 Prill 2009, Ministria e Brendshme ka bërë sërish të qarta sanksionet që do të merren në rastet e mosrespektimit të afateve të vendosura.

(e.n/ Balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›