PDS,Milo: Zgjedhjet janë vendimtare për vendin
Kreu i PDS-së ka shprehur besimin në fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Cdo përpjekje dhe tentativë ëe do të bëhet për tju kundërvene këtij koalicioni nga ana e opozitës do të deshtoje”- është shprehur Milo përpara strukturave të PDS-së në Berat.
BERAT- Informimi i strukturave të PDS në qarkun e Beratit për fillimin e përgatitjeve për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme ka qenë qëllimi i takimit të Kryetarit Paskal Milo me keto struktura. Gjatë fjalës së tij Milo u shpreh se është i nevojshëm forcimi i mëtejshëm i strukturave të partisë dhe shndërrimin e tyre në struktura elektorale.
Ndër të tjera ,kreu i PDS-së ka shprehur besimin në fitoren e koalicionit të majtë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. “Cdo përpjekje dhe tentativë ëe do të bëhet për tju kundërvene këtij koalicioni nga ana e opozitës do të deshtoje”- është shprehur Milo përpara strukturave të PDS-së në Berat. Ndërkohë ai i ka konsideruar zgjedhjet e ardhshme si vendimtare për vendin.
(e.n/News24/Balkanweb)