E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërnjoftimet elektronike, Berisha: Bazë për procesin e integrimit në BE

Kryeministri Berisha në kuadër të turit "Shqipëria po Ndryshon", inauguroi sot punimet për shndërrimin e segmentit rrugor Milot-Fushë Krujë, duke u ndalur në procesin e pajisjes së qytetarëve me letërnjoftimet elektronike, u shpreh se ky dokument, do të jetë një bazë e fuqishme për lëvizjen e lirë gjatë procesit të integrimit tonë në Bashkimin Europian. Berisha vlerësoi se ky është një dokument jashtëzakonisht i vlefshëm, sepse sot e tutje shqiptarët ngado që lëvizin identifikohen me një dokument ndër më modernit në Europë dhe barazojnë identifikimin e tyre me qytetarët e vendeve më të zhvilluara. Por ky dokument do të jetë dokumenti më kryesor për shumë shërbime të cilat do t'u afrohen qytetarëve në mënyrë më moderne. Duke ju bërë thirrje qytetarëve të pajisen me dokumentin e ri të identitetit, Kryeministri Berisha tha se ata që përpiqen t'i shkurajojnë shqiptarët për këtë dokument kanë frikë nga votat e qytetarëve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›