Pritet rritja e çmimit të karburanteve
Në pikat e tregtimit të karburantit në Tiranë, 1 litër naftë u shit të shtunën mesatarisht me 110 lekë, 1 litër benzinë me 108 lekë, ndërsa Euro Diezel tregtohet me 115 lekë për litër. Pas rritjes së pak ditëve më parë të çmimit me 10 lekë pritet sërish një rritje tjetër, në ditët në vazhdim.
Sipas pikave të tregtimit të karburantit rritja e çmimit do të vazhdoje edhe në ditët në vazhdim, sipas grosistëve ecuria e çmimit varet nga sjellja e tij në bursat ndërkombëtare si dhe nga sasia e ofruar nga OPEC.