E Diel, 1 Nëntor 2026

Anëtarësia e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë rritet me 70 % krahasuar me 2007

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Tiranës e ka zgjeruar nga viti në vit anëtarësinë e saj dhe në vitin 2008 kishte një rritje prej rreth 70 për qind, krahasuar me vitin 2007. Ky fakt u evidentua gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, që zhvilloi punimet në Tiranë. Viti 2008 shënoi një kuotë të re në arritjet e këtij organizmi të rëndësishëm të biznesit të kryeqytetit, duke bërë që Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të jetë mjaft prezente në gjithë realitetin ekonomik të vendit dhe të kthehet në një aktor të rëndësishëm, mbrojtës të interesave të komunitetit të biznesit. Sikurse u shpreh kryetari i saj, Gjokë Uldedaj "rritja e eficiencës në punë, e shoqëruar me përmirësimin e shërbimeve të ofruara për komunitetin, kanë bërë që gjatë vitit 2008 të kishte një rritje të konsiderueshme të anëtarësisë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë". Sipas tij "në vitin e ri kalendarik është hyrë me një mentalitet dhe filozofi të re, për të qenë sa më pranë sipërmarrjes, në mbështetje të interesave dhe problematikave të saj". Aktualisht Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës numëron rreth 2.500 anëtarë

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›