E Shtunë, 31 Tetor 2026

Letërporosia për Aldo Baren është përcjellë që në datën 28 korrik 2009

Reagon Ministria e Drejtësisë Ministria e Drejtësisë sqaroi dje se ka përcjellë që 3 muaj më parë letërporosinë e saj drejt autoritete turke për nisjen e gjykimit të shtetasit të kërkuar nga drejtësia Aldo Bare. Nisur nga disa lajme të publikuara në median e shkruar rreth vonesave që janë shkaktuar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për nisjen e gjykimit ndaj shtetasit Aldo Bare (Alfred Shkurti), për shkak të mosekzekutimit të letërporosisë drejtuar autoriteteve turke të drejtësisë Ministria e Drejtësisë njofton se, ka realizuar përcjelljen e të gjithë praktikës së dokumentacionit në referencë të çështjes penale në ngarkim të shtetasit të sipërpërmendur që në datën 28.07.2009. “Gjykata e Tiranës në datën 21.07.2009 i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë përcjelljen letërporosisë në drejtim të Gjykatës për Sigurinë e Shtetit në Stamboll ku kërkonte dokumentimin e dhënies së pëlqimit mbi përfaqësim në gjykim dhe mbi zgjedhjen e mbrojtësit nga ana e të akuzuarit Aldo Bare”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›