Krijohen gjashtë njësi hetimi në vend
Njësitë hetimore të Task Force do të ngrihen pranë prokurorive në rrethet Shkodër, Vlorë, Fier, Korcë dhe Gjirokastër.
"Këto njësi hapen në një kohë ku progres raporti vlerëson arritjen e njësisë të ngjashme në Tiranë dhe shpreh që ky ritëm pune të japë efekt edhe në njësitë e tjera ku do punohet", tha Ina Rama.
Ajo shtoi se për të hyrë në BE lufta kundër krimit financiar dhe korrupsionit duhet të japë më shumë rezultat. Për këtë arsye, kryeprokurorja Rama ka kërkuar bashkëpunimin e tatimorëve për të hetuar këto kategori të krimit.
“Kemi të bëjmë me një natyre veprash që nuk kryhen nuk kryhen nga një individ, por kemi të bëjmë me një krim edhe më të sofistikuar. Dhe pikërisht për këtë arsye duhet shumë më tepër integritet, profesionalizëm dhe shumë kurajo për ta fituar këtë luftë. Te nisni nga puna me dëshirë e kurajo e vullnet për të patur një produkt, qoftë ju qoftë ne që jemi aktorë të këtij procesi ta ndjejmë veten mirë, ta ndjejmë veten që kemi bërë dicka kemi hedhur një hap, në këtë betejë të madhe”, theksoi ndër të tjerasha numri një i prokurorisë shqiptare.
Gjatë një takimit të zhvilluar sot në Prokurorinë e Përgjithshme, Rama ka theksuar se përzgjedhja e prokurorëve të rinj u bë me shumë kujdes, duke marrë parasyshe figurën e tyre në këtë profesion.